Kërcënimë për bombë ka pranuar edhe shkolla “Kralj Milutin” në Graçanicë. Mediumi serb “RTV Kim”, shkruan se mesazhin kërcënues e ka parë rreth orës shtatë të mëngjesit drejtori i shkollës, Vladimir Milkiq.
Ai ka shtuar se rastin e kanë denoncuar në polici teksa mësimet për nxënësit e shkollës fillore “Kralj Milutin” do të organizohen sot online.
Lexo Edhe:
Me këtë truk të ri mund të digjni 4 kilogramë në 7 ditë
“Paqavër është ky, mashtrues”, ish-komandant Tigri që ishte anëtar i VV-së…
Në shkollë kanë mbërritur pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga Graçanica, ndërsa priten edhe njësitë speciale nga Prishtina.
Në këtë objekt shkollor, përveç nxënësve të shkollave fillore, mësimin e ndjekin edhe nxënës të Shkollës së Trafikut dhe Parashkollor.
Raportohet se mesazhet kanë mbërritur edhe në shkollat e Lapllasellës dhe Çagllavicës.
Pamje nga vendi i ngjarjes:




Sot në disa shkolla në rajonin e Gjilanit është dhënë alarm për bomba. Kërcënime për bomba kanë pranuar shkollat e Novëbërdës, Kamenicës, Ranillugut dhe Kllokotit.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilani, Ismet Hashani.
Hashani ka thënë se për momentin s’ka vend për panikë.
“Ju njoftojmë se nga orë të hershme të mëngjezit të sotëm Policia e Kosovës ka pranu informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës Ranillugut , dhe Kllokotit se permes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shperthyes). Për momentin nuk ka vend për panikë. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç”, ka thënë Hashani.












