Nesër me 1 shtator nis viti i ri shkollor 2023/2024.
Por, nga MASHT-i ende nuk janë dalë paratë në xhirollogaritë e prindërve, të cilët këtë vit është dashur t’i blejnë librat për fëmijët e tyre.
Këshilli i Prindërve është shprehur i shqetësuar për këtë, derisa ka thënë se na ndajnë vetëm edhe 16 orë deri në rënien e ziles së shkollës për orën e parë mësimore.
“Vetëm 16h na ndajnë nga rënia e ziles për fillimin e orës së parë mësimore të vitit shkollor 2023/2024”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.












