Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këshilltari i ri i Kurtit – shok me serbin e dënuar për krime lufte, talleshin me shqiptarët duke i quajtur ‘lopë’

23/09/2022 - 19:59
në Kryesore, Lajme
A A
Këshilltari i ri i Kurtit – shok me serbin e dënuar për krime lufte, talleshin me shqiptarët duke i quajtur ‘lopë’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundi ka angazhuar Petar Miletiq si këshilltar. Ky i fundit, në disa komente të bëra në Facebook, që tani nuk ekzistojnë, duke u tallur me mikun e tij, Zoran Gjokiq, i dënuar për krime lufte, i cilësonte shqiptarët si kafshë (lopë).

Miletiq nga kjo javë do të punojë në Qeverinë e Kosovës. Ai është angazhuar si konsulent i jashtëm i kryeministrit Albin Kurti, raporton Nacionale.

“Unë jam emëruar si një konsulent i jashtëm i Albin Kutit, – jo konsulent për politikë të jashtme – që financohet nga Qeveria gjermane, më saktësisht, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, për çështje të komunitetit”, tha ai për Danas.

Para se të rehatohej në pozitë në një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit, Miletiq, tallej me qytetarët e Kosovës.

“Lopë” i konsideronin shqiptarët, ai dhe miku i tij Zoran Gjokiq, i dënuar më 12 vite për krime lufte (detaje rreth rastit gjeni më poshtë në tekst).

Gjokiq në llogarinë e tij në Facebook kishte postuar disa fotografi të cilat i janë përdorur si dëshmi kundër tij nga avokati i viktimave te luftës në Pejë, Kujtim Kerveshi, i cili kishte mbrojtur viktimat e krimeve të luftës në Pejë pa asnjë përfitim financiar.

“Screenshot” të komenteve që i posedon Nacionale, avokati Kerveshi i kishte përdorur kundër Zoran Gjokiqit në gjykatë.

Ne këto dëshmi, shihet se si këshilltari i sapo emëruar nga Kryeminstri Kurti, si mik i të dënuarit për krime lufte Zoran Gjokiq, e pyet këtë të fundit “ku janë lopët?”, në një foto të publikuar nga oborri i Gjimnazit të Pejës “Bedri Pejani”.

“Ja, janë të ulura në bar”, i përgjigjet Gjokiq.

Me këtë dëshmi, avokati Kerveshi e kishte ballafaquar Zoran Gjokiqin gjatë gjykimit të tij për krime lufte në Pejë.

Aty krahasimi i fëmijëve shqiptarë me lopë kishte nxjerr fytyrën e te akuzuarit Gjokiq.

Petar Miletiq ka qenë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga partia serbe SLS në vitin 2012.

Rasti i Zoran Gjokiq, mikut të këshilltarit Petar Miletiq

Në shkurt të vitit 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor të akuzuarin për krime lufte në lagjen “Kristal” në Pejë, Zoran Gjokiq.

“Gjykata ka analizuar me vëmendje dëshminë e dëshmitarit Shaban Kaliqani, i cili ka dhënë disa deklarata të cilat në disa pjesë janë shumë të sakta ndërsa në disa pjesë lidhur me disa hollësi kanë paqartësi sidomos në raporte me dëshmitë e tjera lidhur me identifikimin e personit që ka ekzekutuar Skënder Zeqirin dhe Bashkim Berishen”, ka thënë gjykatësi Hoti para se i njëjti të shpallë aktgjykimin.

Sipas tij, gjykata ka vërtetuar faktet kontestuese siç përshkruhet edhe në aktakuzë, se me 28 dhe 29 mars 1999, në Pejë kishte ndodhur një aksion i forcave të armatosura serbe, kundrejt popullsisë civile shqiptare me qëllim të dëbimit të kësaj popullsie nga shtëpitë e tyre, ku kishte edhe të vrarë.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë