Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama ka njoftuar se së bashku me 40 ligjvënës tjerë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme institucionale për inicimin dhe miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
Rama ka bërë me dije se deri më tani nuk është proceduar me dorëzimin zyrtar për shkak të paqartësive lidhur me mundësine e shpërndarjes së Kuvendit.
“Në rast se Kuvendi nuk shpërndahet, projektligji do të procedohet pa vonesë, pasi jemi të bindur se lufta jonë për liri dhe vlerat që ajo përfaqëson meritojnë të mbrohen dhe të institucionalizohen përmes ligjit.”, ka shkruar mes tjerash ai.
Statusi i tij i plotë:
Të nderuar miq,
Unë, së bashku me 40 deputetë të Kuvendit të Kosovës, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme institucionale për inicimin dhe miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së. Projektligji është përgatitur dhe kompletuar me të gjithë dokumentacionin përkatës.
Megjithatë, deri më tani nuk kemi proceduar me dorëzimin zyrtar të kërkesës, për shkak të paqartësive lidhur me mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit. Jemi në pritje të zhvillimeve të mëtejshme për të vepruar në përputhje me situatën institucionale.
Në rast se Kuvendi nuk shpërndahet, projektligji do të procedohet pa vonesë, pasi jemi të bindur se lufta jonë për liri dhe vlerat që ajo përfaqëson meritojnë të mbrohen dhe të institucionalizohen përmes ligjit.
Shpreh mirënjohjen time për të gjithë deputetët që kanë mbështetur këtë nismë të rëndësishme legjislative.













