Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

25/04/2026 - 13:55
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Siguria ushqimore është kthyer në një problem i madh, pasi që vazhdimisht zbulohen raste të produkteve të kontaminuara, pa afat dhe me probleme të tjera, të cilat rrezikojnë seriozisht shëndetin e konsumatorëve.

Veriu.info ka siguruar disa dokumente që tregojnë se Qumështores Rugove, i janë gjetur mbi 1500 kilogramë djathë i kontaminuar me Aflatoxin M1, e cila është toksinë kancerogjene.

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në muajin shkurt të këtij viti sipas planit nacional të inspektimeve, kanë inspektuar Qumështoren Rugove në Sigë të Pejës, e cila është pjesë e kompanisë RUGOVE Sh.P.K., ku kanë marrë mostrat e disa produkteve të qumështit.

Pas analizave të bëra më 27 shkurt 2026, ka rezultuar se produkti Djath i bardh gjedhi ka dalë mbi nivele të lejuara në Aflatoxin M1, me ç’rast inspektorët veterinarë ia kanë ndaluar Qumështores Rugove vënien në qarkullim të këtij produkti.

Të gjendur përballë kësaj situate pas zbulimit të djathit me Aflatoxin M1, qumështorja Rugove ka bërë kërkesë në AUV për asgjësim të djathit në sasi prej 1554 kg, proces i cili është kryer nën mbikëqyrjen e inspektorëve më 13 mars 2026.






Veriu.info ka marrë edhe qëndrimin e qumështores Rugove përkitazi me zbulimin e djathit të kontaminuar me Aflatoxin M1 në qumështoren e tyre, ku menaxherja e cilësisë dhe kualitetit në Korporatën Rugove, Melisa Bruqi, e ka pranuar rastin e ndodhur me prezencën e Aflatoxin M1 mbi nivelet e lejuara në djathin e tyre.

“Nga kjo sasi është marrë sërish mostër për verifikim nga AUV dhe për të njëjtën është lëshuar urdhër që kjo sasi nuk lejohet të plasohet në treg. Rezultati i kësaj mostre të djathit 2 kg ka rezultuar përsëri me prezencë mbi kufijtë e lejuar për parametrin Aflatoxin M1. Me datë 13.03.2026, sipas procesverbalit me nr. protokolli 1003, ashtu siç e kërkon rregullorja dhe legjislacioni në fuqi që mbikëqyret nga AUV, subjekti ynë Rugove ka bërë kërkesë zyrtare pranë AUV për asgjësimin e kësaj sasie dhe të njëjtit kanë marrë pjesë në procesin e asgjësimit”, ka thënë ajo, duke thënë se nuk është hedhur në treg sasi e këtij loti të djathit të kontaminuar me këtë toksinë kancerogjene, por që nuk ka prezantuar dokumentacion që e vërteton këtë pretendim.

Në pyetjen se a ndjejnë përgjegjësi për pasojat eventuale që mund të u jenë shkaktuar konsumatorëve, ajo ka thënë: “Nuk kemi arsye të ndiejmë përgjegjësi në këtë rast, pasi produkti është asgjësuar ende pa dalë në treg për konsum”.

Mirëpo, problemi këtu qendron për shkak se qumështorja Rugove nuk ka arritur të gjej shkaktun e kontaminimit të produktit me Aflatoxin M1.

“Ne kemi verifikuar procedurat e vetëkontrollit dhe jemi rikthyer te HACCP plani i qumështores, duke analizuar secilin fermer/pikë grumbulluese me të cilët kemi marrëveshje bashkëpunimi dhe që kanë marrë pjesë në llotin në fjalë, për verifikim dhe kontroll të nivelit të Aflatoxinës M1 në mostrat e qumështit të marra prej tyre. Asnjë rezultat pozitiv nuk kemi arritur të gjejmë. Sipas ekipit tonë profesional, kontaminimi në fjalë ka mundur të vijë edhe vetëm nga një shujtë ushqimi e kontaminuar e kafshës në një datë të caktuar”, thuhet në përgjigjen e menaxheres Bruqi.

Çka është Aflatoxin M1 dhe rreziqet në produkte të qumështit?

Aflatoxin M1 është një toksinë (helm natyral) që formohet si derivat i Aflatoxin B1, një nga toksinat më të rrezikshme që prodhohet nga myqet (kryesisht të gjinisë Aspergillus).

Prania e Aflatoxin M1 në produktet e qumështit është shqetësuese sepse:

– Konsiderohet substancë me potencial kancerogjen (sidomos për mëlçinë) (referencë: KËTU)

– Mund të shkaktojë dëmtime kronike në funksionin e mëlçisë

– Ndikon në sistemin imunitar, duke e dobësuar dhe e bën organizmin më të ndjeshëm ndaj infeksioneve

– Fëmijët dhe foshnjat janë më të ndjeshëm, pasi që mund të ndikojë në zhvillimin dhe rritjen e tyre

Qumështorja Rugove dhe RUGOVE Sh.P.K.

Në ueb faqen e kompanisë RUGOVE shkruan se është themeluar në vitin 2006, edhe pse në regjistrin e ARBK-së figuron e regjistruar në vitin 2008.

RUGOVE Sh.P.K. është në pronësi të biznesmenit Visar Kelmendi.

Produktet RUGOVE Sh.P.K. janë: Ujë Rugove, Djath Rugove, Schmand Rugove, Kos i kulluar, Kos i freskët, Jogurt i freskët, Ajran i freskët dhe Qumësht i freskët.

Ndryshe, vitin e kaluar ishte raportuar në media se Ujë Rugove ishte zhytur në një skandal në Maqedoninë e Veriut, për shkak se ishin gjetur bakteria kolifoirm në mostrat e ujit.

LEXONI EDHE:

Skandal: AUV i gjen kompanisë ‘M-Sillosi’ rreth 100 tonë misër me ‘aflatoksinë B1’ – substancë kancerogjene

AUV konfirmon raportimin e Veriu.info: Në Kosovë është importuar Mozzarella e kontaminuar me Aflatoksinë M1 (substance kancerogjene) nga Premio Sh.P.K.

Qumësht me kimikate| Arben Ndreka i Lufrës përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE’së për bujqësinë

EUROFOOD tenton të fusë nga Serbia në Kosovë miell të rrezikshëm me substancë kancerogjene (Dokument)

Djath johigjienik e jorgut me bakterie – Ja si zbarkuan inspektorët në qumështoret “Golaj” e Aldi”, urdhërohet asgjësimi i produkteve (Dokument)

Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

Tags: Aflatoxin M1AflatoxinëQumeshtorja RugoveRugove Sh.P.K.SkandalVisar Kelmendi

JU REKOMANDOJMË

Lutfi Haziri: 16 shtatori e ndryshoi Kosovën, shpresën e krijoi Çlirim Haziri

Lutfi Haziri: 16 shtatori e ndryshoi Kosovën, shpresën e krijoi Çlirim Haziri
10/10/2026 - 12:52

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se 16 shtatori ka shënuar një ndryshim në skenën politike të Kosovës, duke vlerësuar se mobilizimi është nxitur...

Më shumëDetails

Kodi Civil do të shkojë në qeveri më 15 nëntor, deputeti i PDK-së: E paska vendosë me ju nderu shpejt me ligje, veç bëhuni gati

Rrahmani i bashkohet Korenicës: Nuk do të marr pjesë në asnjë votim pa u kthyer vajza në shkollë
10/10/2026 - 12:16

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka ironizuar me Projekt-Kodin Civil. Rrahmani tha se Kodi Civil do të dërgohet në Qeveri më 15 nëntor, përmes të cilit do të...

Më shumëDetails

FOTO/ SHKK parandalon futjen e një pakoje me narkotikë në burgun e Dubravës

Sot bëhen homazhe në Burgun e Dubravës
10/10/2026 - 12:04

Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se ajo pako u gjet rreth orës 02:35, gjatë kontrolleve të rregullta të sigurisë. “Zyrtarët korrektues kanë gjetur një pako të dyshimtë brenda...

Më shumëDetails

Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime

Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime
10/10/2026 - 11:51

Është ndarë nga jeta punonjësi policor Afrim Syla. Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij....

Më shumëDetails

Kurti urohet nga homologu hungarez: Të përkushtuar ta mbështesim Kosovën drejt integrimit evropian

Kurti urohet nga homologu hungarez: Të përkushtuar ta mbështesim Kosovën drejt integrimit evropian
10/10/2026 - 11:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten pasdite, nëpërmjet ambasadorit Laszlo Istvan Dux, pranoi letër urimi nga kryeministri i Hungarisë Pater Magyar, për mandatin e ri qeverisës. “Dua...

Më shumëDetails

SHKK thotë se kanë parandaluar futjen e një pakoje me 87 gramë narkotikë në burgun e Dubravës

SHKK thotë se kanë parandaluar futjen e një pakoje me 87 gramë narkotikë në burgun e Dubravës
10/10/2026 - 11:01

Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se ajo pako u gjet rreth orës 02:35, gjatë kontrolleve të rregullta të sigurisë. “Zyrtarët korrektues kanë gjetur një pako të dyshimtë brenda...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    278 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 70
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë