Javën e kaluar është zhvilluar një aksion i gjerë policore në kuadër të luftimit të veprimtarive të paligjshme që lidhen me lojërat e fatit në rajonin e Mitrovicës.
Kallxo ka shfaqur sonte pamje ngas bastisjet që ka ndodhur në lokalet e dyshuara në kuadër të këtij aksion.
Në mesin e pamjeve të publikuara, janë edhe ato të lokalit “Offside 02”, në rrugën “Besim Nuka” në Mitrovicë, ku janë gjetur telefona që dyshohet se janë përdorur për të kontrolluar dhe koduar baste ilegale.

Sipas dosjes së prokurorisë që është publikuar nga BetimipërDrejtësi, ekziston dyshimi i bazuar se në lokalin “Offside 02”, në rrugën “Besim Nuka”, i pandehuri Arbër Berani ka vepruar si organizator i aktivitetit të kundërligjshëm të basteve online, ndërsa të pandehurit Dardan Sahiti dhe Flamur Sahiti kanë vepruar si punëtorë të tij, duke kryer veprime operative të hapjes, mbushjes dhe rimbushjes së llogarive të basteve për persona të ndryshëm. (https://betimiperdrejtesi.com/dosja-e-te-arrestuarve-per-bixhoz-te-paligjshem-prokuroria-kerkon-paraburgim/)
Po ashtu, BetimipërDrejtësi ka shkruar me rastin e publikimit të dosjes, se sipas kërkesës së Prokurorisë, përmes masave të veçanta hetimore janë siguruar edhe video-incizime ku Arbër Berani shihet brenda lokalit “Offside 02”, në kontakt të drejtpërdrejtë me të pandehurit e tjerë, çka sipas prokurorisë e lidh atë në mënyrë të drejtpërdrejtë me organizimin dhe mbikëqyrjen e aktivitetit të kundërligjshëm.
Pamje të Kallxo nga minuta 20:00:
LEXONI EDHE:













