Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KFOR: Policia e Kosovës s’ka nevojë të na njoftojë për të gjitha lëvizjet e tyre

22/05/2024 - 20:41
në Kryesore, Lajme
A A
KFOR: Ne vazhdojmë të ofrojmë mjedis të sigurt për qytetarët e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas aksionit të fundit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, KFOR-i ka theksuar nevojën për konsultim dhe koordinim të çdo veprimi që mund të ndikojë në sigurinë rajonale.

Megjithatë, KFOR-i ka thënë se Policisë së Kosovës nuk e ka për detyrë t’i njoftojë ata për të gjitha lëvizjet e tyre nëpër vend.

Në një përgjigje për Dukagjinin, KFOR-i teksa ka cituar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të qartë se çdo lëvizje apo dislokim i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të vendit kërkon miratimin e tyre.

“Qëndrimi i NATO-s është i qartë dhe konsistent. Policia e Kosovës nuk ka nevojë të njoftojë komandantin e KFOR-it për të gjitha lëvizjet e saj nëpër Kosovë. Por siç e bëri të qartë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në vizitën e tij në Kosovë nëntorin e kaluar: “Stabiliteti në rajon varet nga të gjitha palët që zgjedhin diplomacinë në vend të dhunës dhe nga respektimi i angazhimeve ekzistuese. Çdo dislokim i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pajtimin e KFOR-it; dhe presim konsultime me kohë për çdo veprim të Forcës së Sigurisë së Kosovës apo Policisë së Kosovës që mund të ndikojë në sigurinë rajonale”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Dukagjinin.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë në ditën e aksionit, thuhet se përpos mbylljes së gjashtë njësive ilegale të “Bankës Postare Kursimore”, u konfiskuan edhe prova të ndryshme materiale, duke përfshirë rreth 74 milionë dinar, rreth 1 milion e 600 mijë euro, 19 mijë e 500 franga, e rreth 13 mijë e 800 dollar amerikane.

Aksioni i i policisë së Kosovës erdhi një javë pasi Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se ka përfunduar afati tranzitor për rregulloren e saj, që ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.

JU REKOMANDOJMË

Sveçla: Ndihem i pafajshëm, nuk duhet të dënohem për përpjekjen për ta parandaluar demarkacionin

Sveçla: Ndihem i pafajshëm, nuk duhet të dënohem për përpjekjen për ta parandaluar demarkacionin
28/08/2026 - 12:31

I akuzuari, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në fjalën përfundimtare para gjykatës ka deklaruar se ndihet i pafajshëm për akuzën që i vihet në...

Më shumëDetails

Jasharaj nga SBASHK-u: Shpërndarja e teksteve po bëhet në mënyrë të gabuar, do të kemi telashe në vitin e ri shkollor

Jasharaj nga SBASHK-u: Shpërndarja e teksteve po bëhet në mënyrë të gabuar, do të kemi telashe në vitin e ri shkollor
28/08/2026 - 12:24

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka kritikuar mënyrën se si Ministria e Arsimit po e realizon procesin e...

Më shumëDetails

Musliu kërkon vazhdimin e seancës konstituive: Kuvendi nuk është pronë e askujt

Musliu kërkon vazhdimin e seancës konstituive: Kuvendi nuk është pronë e askujt
28/08/2026 - 12:11

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu bashkë me kolegët e saj nga partia, nga salla e Kuvendit kanë kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke bërë...

Më shumëDetails

Përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe zyrës së BE-së marrin pjesë në Kuvend

Përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe zyrës së BE-së marrin pjesë në Kuvend
28/08/2026 - 11:51

Përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe zyrës së Bashkimit Evropian kanë marrë pjesë sot në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët...

Më shumëDetails

Kadriaj pas vizitës së Kurtit në IML: Sigurisht u interesua edhe për mostrat e Astrit Deharit, Drejtësi për të tash po kërkojmë ne

Kadriaj pas vizitës së Kurtit në IML: Sigurisht u interesua edhe për mostrat e Astrit Deharit, Drejtësi për të tash po kërkojmë ne
28/08/2026 - 11:29

Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, ka reaguar pas vizitës së Albin Kurtit në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Kadriaj ka thënë se Kurti, gjatë vizitës, sigurisht është interesuar...

Më shumëDetails

Dogana zbulon mbi 54 mijë euro të padeklaruara në Kullë, konfiskohen mbi 13 mijë euro

Dogana zbulon mbi 54 mijë euro të padeklaruara në Kullë, konfiskohen mbi 13 mijë euro
28/08/2026 - 11:06

Dogana e Kosovës ka zbuluar mbi 54 mijë euro të padeklaruara gjatë një kontrolli në pikëkalimin kufitar të Kullës. Sipas Doganës, gjatë kontrollit të një automjeti të përzgjedhur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Afera 8 milionëshe: Mbyllja e dyshimtë e rastit nga Kryeprokurori dhe lidhja me biznesmenin Ragip Mustafa

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë