Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kim Mehmeti: Albin Kurti e pastron ‘plehun’ që lanë pas vetes burrështetasit e mëparshëm të korruptuar të Kosovës

22/11/2022 - 14:40
në Opinione
A A
Kim Mehmeti: Albin Kurti e pastron ‘plehun’ që lanë pas vetes burrështetasit e mëparshëm të korruptuar të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga Kim Mehmeti

Jo vetëm të huajt, por edhe shumë opozitarë, i kërkojnë qeverisë së Kosovës të jetë sa më e kujdesshme e përafruese ndaj Serbisë. Kështu që ke përshtypjen se Kryeministri i Kosovës, e jo Vuçiqi, ka qenë hartues i luftërave të fundit që e përgjakën dhe e mbuluan me varreza masive Ballkanin.

Dhe përderisa një pjesë e Evropës ‘humane’ hapur mbanë anën e Serbisë, disa opozitarë shqiptarë me padurim presin dështimin e qeverisë së VV, me çka do mbuloheshin lëshimet që ata ua bënin kriminelëve serbë në Veri si dhe Beogradit zyrtar.

Sidoqoftë, duhet thënë se Albin Kurti sot nuk ka përballë vetes vetëm luftënxitësit që e drejtojnë Serbinë, por edhe ‘paqendërtuesit’ shqiptarë që tani përballen me të shkuarën e vet të turpshme, gjatë së cilës, nuk ndërtonin shtet, por vila e shtëpi të shtrenjta për vetveten.

Siç duhet nënvizuar se Kryeministri i Kosovës sot merret me pastrimin e ’plehut’ që lanë pas vetes burrështetasit e mëparshëm të korruptuar të vendit të cilët, në mos më shumë, duhej njëherë e përgjithmonë të qartësonin nëse Kosova është shtet i pavarur me kryeqendër Prishtinën, apo një protektorat i Serbisë.

Andaj të vjen për të vjellë kur sheh si edhe në këto rrethana, ka politikanë e ‘mendjehapur’ shqiptarë që i kritikojnë veprimet e Kurtit, e të cilët dekada me radhë nuk vepruan, por duke iu nënshtruar Beogradit, vetëm përfituan dhe të cilët sot, për ta mbuluar të shkuarën e vetë poshtëruese, thuajse më shumë e dëshirojnë dështimin e Albin Kurtit, se sa demaskimin e Beogradit luftëndjellës.

Andaj duhet thënë hapur: nëse Beogradi ka vendosur të mbetet atë që ka qenë – kryeqendra e luftërave të reja ndëretnike – atëherë, sado paqësorë qofshim, ne s’kemi si e pengojmë këtë. Dhe kjo neve mund të na përballë vetëm me dy zgjidhje: o ta braktisim Kurtin e t’i përkulemi Vuçiqit, ose të dëshmojmë se meritojmë atdhe e shtet! (Kim Mehmeti)

JU REKOMANDOJMË

KADARE – NJË VIT PAS
Opinione

KADARE – NJË VIT PAS

01/07/2025 - 12:40
Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?
Opinione

Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?

23/06/2025 - 11:41
Izraeli është me Serbinë
Opinione

Izraeli është me Serbinë

22/06/2025 - 20:50
Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale
Opinione

Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale

21/06/2025 - 19:41
Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det
Opinione

Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det

20/06/2025 - 09:24
Musliu: Shtrenjtimi i rrymës nuk i prek qytetarët në Veri, e veteranët po arrestohen për mospagesë
Opinione

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Një Udhëtim Kontravers dhe Pyetje Pa Përgjigje

19/06/2025 - 14:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ngjarje e pazakontë në Prishtinë, tre policë civilë dyshohet se rrahën brutalisht një të ri pas një ndjekjeje

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ankohet qytetari nga Prizreni: U sulmova nga një i mitur brenda marketit “Zhurjani” pa asnjë konflikt!

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Lushtaku per Lladrovcin: S’merrem me njerëz me probleme psiqike

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë