Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kirurgu Valdet Rexhepi i arrestuar sot, më 2017 ishte dënuar me gjobë nga gjykata për marrje ryshfeti

13/05/2026 - 12:27
në Kryesore, Lajme
A A
Kirurgu Valdet Rexhepi i arrestuar sot, më 2017 ishte dënuar me gjobë nga gjykata  për marrje ryshfeti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se janë arrestuar dy mjekë të dyshuar të spitalit në Vushtrri nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Gazeta Online Veriu.info raportoi ekskluzivisht se dy mjekët e arrestuar janë Ekrem Sefiu dhe Valdet Rexhepi.

Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari Ekrem Sefiu në tri raste, ndërsa i dyshuari Valdet Rexhepi në pesë raste, kanë kërkuar dhe pranuar para nga qytetarët për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Por kjo del të mos jetë hera e parë që kirurgu Valdet Rexhepi akuzohet për marrje të ryshfetit.

I njëjti, i akuzuar për “marrje të ryshfetit” ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Mitrovicës në vitin 2017.

Për dy pikat e aktakuzës me të cilat ngarkohej, Rexhepi ishte dënuar me dënim unik prej 6 muaj burgim efektiv.

Por, me pranimin e të pandehurit, ky dënim ishte konvertuar në gjobë, në shumë prej 2,400 euro.

Gjykata kishte vendosur që shuma prej 250 euro të cilat i janë konfiskuar të pandehurit t’u kthehen palëve të dëmtuara.

Një dënim i tillë vjen pasi i pandehuri gjatë seancës kishte pranuar fajësinë për veprat penale për të cilat ngarkohej.

Por, në këtë rast nuk ishte aplikuar neni 65 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili përcakton se Gjykata mund t’ia ndalojë kryesit ushtrimin e funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik prej një (1) deri në tre (3) vjet, nëse personi i tillë i ka keqpërdorur këto funksione dhe është dënuar me gjobë ose me dënim me kusht.

Për shkak të kësaj, i pandehuri edhe pse ishte shpallur fajtor, kishte profesionin e tij prej kirurgu në Spitalin “Sheik Zayed”.

Sipas aktit akuzues, Rexhepi, si kirurg i përgjithshëm në Spitalin “Sheik Zayed”, e i angazhuar me punë në Spitalin Rajon “Dr. Sami Haxhibeqiri”, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar dhe pranuar përfitim material në mënyrë që të veprojë në pajtim me detyrën e tij.

Në njërin rast, i pandehuri kishte marrë 150 euro nga i dëmtuari Bahtir Jonuzi, në mënyrë që ta operojë gruan e këtij të fundit. Në rastin e dytë, i pandehuri kishte marrë 100 euro nga i dëmtuari Ajet Dajaku, për një fotografim që i ishte bërë gruas së tij, Valdete Gashit.

Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

JU REKOMANDOJMË

Takohen rastësisht në Mitrovicë pasi i ndanë rrugët, Osmani flet ftohtë me Pecin: Ku je z.kryetar

Takohen rastësisht në Mitrovicë pasi i ndanë rrugët, Osmani flet ftohtë me Pecin: Ku je z.kryetar
13/05/2026 - 12:37

Ish-presidentja, Vjosa Osmani, po merr pjesë në një ngjarje në qytetin e Mitrovicës. Të pranishëm kanë qenë edhe figura të LVV-së, përfshirë edhe kryetarin e kësaj komune, Faton...

Më shumëDetails

PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë
13/05/2026 - 12:30

Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë publike listën me 110 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha...

Më shumëDetails

Deda kritikon partitë kryesore: Po i rikandidoni ata që kanë vjedhë vota, faj ka ky milet që duan me ia nxjerrë sytë njani-tjetrit për ju

Deda kritikon partitë kryesore: Po i rikandidoni ata që kanë vjedhë vota, faj ka ky milet që duan me ia nxjerrë sytë njani-tjetrit për ju
13/05/2026 - 12:15

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka kritikuar partitë kryesore në vend, LVV, LDK dhe PDK se po i rikandidojnë personat të cilët kanë qenë të përfshirë...

Më shumëDetails

“Ja pse nuk kandidova”, sqarohet Driton Selmanaj

“Ja pse nuk kandidova”, sqarohet Driton Selmanaj
13/05/2026 - 11:56

Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Selmanaj thotë se përkundër kërkesave të mëdha nga anëtarsia, kësaj radhe...

Më shumëDetails

“Bedri Hamza është kryetar formal, PDK-në e udhëheq ‘klika’ Uran Ismailit”

“Bedri Hamza është kryetar formal, PDK-në e udhëheq ‘klika’ Uran Ismailit”
13/05/2026 - 11:52

Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar sot një aksion simbolik në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, të cilin ia kushtoi Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke akuzuar këtë subjekt...

Më shumëDetails

Tentim-vrasja ndaj kryeinspektorit të punës: 6 vite e 6 muaj burgim për Behar Halili e Shpërtim Tahiri – biznesmeni Mentor Beqiri lirohet nga akuza

Tentim-vrasja ndaj kryeinspektorit të punës: 6 vite e 6 muaj burgim për Behar Halili e Shpërtim Tahiri – biznesmeni Mentor Beqiri lirohet nga akuza
13/05/2026 - 11:36

Biznesmeni Mentor Beqiri është liruar nga akuzat për veprën penale shtytje në tentim-vrasje në rastin e ish-kryeinspektorit Nexhat Fazliu të Inspektoratit të Punës të Mitrovicës, pasi që prokurori...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

    Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Lista për deputetë, kjo raportohet se është 10-tshja e parë e PDK-së

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Valdete Daka pjesë e Kuvendit? Ish kryetarja e KQZ-së tregon a do të kandidon për deputete

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Arrestohen dy mjekë të spitalit në Vushtrri

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Konfirmohet nga “specialisti” i merkatos, Real Madrid arrin marrëveshjen me trajnerin e ri

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë