Situata në pikat kufitare të Kosovës paraqitet e qetë, pa kolona të gjata të automjeteve dhe kamionëve.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në shumicën e pikave kufitare janë 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Përjashtim bën Hani i Elezit, ku në hyrje të automjeteve pritjet janë 5 deri në 10 minuta, ndërsa kolona raportohet rreth 100 metra. Në dalje, pritjet janë 3 deri në 5 minuta dhe nuk ka kolonë.
Ndërkohë, në të gjitha pikat e tjera kufitare, kolonat për automjete janë zero, ndërsa pritjet mbeten minimale.
Edhe për kamionët situata është e qetë, me pritje prej 3 deri në 5 minuta dhe pa kolona në hyrje apo dalje.













