Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kjo është rezoluta e plotë e Kuvendit për Mbrojtjen e të Vërtetës Historike të Luftës në Kosovë

10/04/2026 - 16:29
në Lajme
A A
Kjo është rezoluta e plotë e Kuvendit për Mbrojtjen e të Vërtetës Historike të Luftës në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rezoluta e paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për mbrojtjen e të vërtetës historike të Luftës në Kosovë ka kaluar me sukses në Kuvendin e Kosovës. Propozimi mori 90 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Deputeti Nait Hasani nga PDK paraqiti pikat kryesore të rezolutës, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës dhe afirmimin e sakrificës së popullit shqiptar.

Në vijim i gjeni të gjitha pikat kryesore të propozimit të rezolutës:

  1. THEKSON se është përgjegjësi e institucioneve të Republikës së Kosovës që të kryejn hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Të vetmet të dhëna të konfirmuara mbi krimet e Serbisë në Kosovë, janë të dhënat zyrtare nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë;
  2. INKURAJON institucionet e drejtësisë që të vazhdojnë punën e nisur edhe me më shumë përkushtim për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë, duke shfrytëzuar edhe më shumë ndryshimet e fundit ligjore për hetimin dhe gjykimin në mungesë të krimeve të luftës të Serbisë në Kosovë;
  3. NDERON me përulje sakrificën sublime të popullit shqiptar, të të gjithë dëshmorëve të kombit, të rënëve e të gjithë atyre që në çfarëdo mënyrë kontribuan dhe u sakrifikuan për liri e pavarësi;
  4. DËNON çfarëdo përpjekje zyrtare ose tjetër, si dhe çfarëdo deklarimi të zyrtarëve publikë që synon ose angazhohet për amnistimin e Serbisë nga përgjegjësia për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë;
  5. DËNON çdo formë të shtrembërimit, relativizimit apo paraqitjes së pasaktë të fakteve historike që lidhen me luftën në Kosovë 1998–1999;
  6. DËNON nismat si ekspozita e fundit e organizuar në hapësirat publike në Prishtinë, që, me pasaktësitë në të dhëna mbi masakrat e Serbisë në Kosovë, nxisin reagime të gjera dhe provokojnë ripërjetimin e dhimbjeve duke rrezikuar deformimin e të vërtetës dhe fakteve historike;
  7. FTON Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, që sa më parë të hulumtojë dhe të dokumentojë të dhënat e sakta mbi masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë dhe të pasqyrojë të vërtetën historike në mënyrë të saktë dhe të plotë;
  8. FTON të gjitha institucionet shtetërore, institucionet akademike dhe institutet kërkimore, mediat, organizatat joqeveritare, shoqatat e profesionistët e fushës, qytetarët e familjarët e viktimave që të angazhohen në grumbullimin e materialeve, fakteve, dëshmive, provave e argumenteve duke i deponuar ato në Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë;
  9. MBËSHTET dhe inkurajon përgatitjet për të paditur Serbinë për krimet gjenocidale të kryera në Kosovë;
  10. FTON organet e drejtësisë që të zhvillojnë një hetim të plotë, të pavarur dhe të paanshëm lidhur me praninë eventuale të elementeve penale në rastin e prezentimit të të dhënave të pasakta dhe të zbardhen deri në fund rastet e mundshme të kësaj natyre;
  11. OBLIGON Ministrinë e punëve të Jashtme dhe Presidencën që të reagojnë në kohë reale dhe proporcionalisht në rastet kur nëpër forume të ndryshme ndërkombëtare ose deklarata publike sulmohet e vërteta e luftës së fundit në Kosovë;
  12. OBLIGON institucionet përgjegjëse që çdo aktivitet publik, ekspozitë apo publikim që trajton periudhën e luftës, të bazohet në burime të verifikuara dhe të konfirmuara nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, ndonjë institucion kërkimor shkencërisht kredibil si dhe në vendime përfundimtare të institucioneve të drejtësisë, për të shmangur çdo interpretim që cenon dinjitetin e viktimave dhe të vërtetën e luftës çlirimtare;
  13. INKURAJON komunitetin akademik, shoqërinë civile dhe studiuesit që të kontribuojnë në dokumentimin e saktë dhe të bazuar në fakte të historisë së luftës në Kosovë;
  14. ZOTOHET se do të ndërmarrë veprimet e nevojshme legjislative për plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me qëllim që të parashihen dënime për personat që mohojnë ose minimizojnë krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës së viteve 1998–1999. Gjithashtu, zotohet të parashihen dënime edhe për personat që kryejnë veprime që cenojnë dinjitetin e viktimave, miratojnë, glorifikojnë apo justifikojnë tiraninë dhe sundimin arbitrar të Serbisë, si dhe krimet e kryera prej saj në Kosovë apo përhapin propagandën e Serbisë;
  15. KËRKON që Kuvendi dhe çdo institucion tjetër qendror apo lokal në Republikën e Kosovës, para se të mbështes financiarisht apo në çfarëdo mënyre, aktivitete që kanë për qëllim prezentimin e periudhës së luftës apo që përmbajnë elemente nga periudha e luftës, që të sigurohen për përmbajtjen e materialeve, saktësinë e të dhënave dhe të vërtetën historike;
  16. NDALON financimin apo mbështetjen e organizatatve që realizojnë ose promovojnë projekte që deformojnë të vërtetën historike dhe fyejnë viktimat;
  17. KONFIRMON përkushtimin e plotë dhe të vazhdueshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e së vërtetës historike, si një nga shtyllat themelore të identitetit shtetëror, kushtetues dhe demokratik të Republikës së Kosovës, duke theksuar se kjo e vërtetë përbën bazën e ndërtimit të besimit qytetar, të edukimit të brezave të rinj dhe të forcimit të legjitimitetit të shtetit në planin vendor dhe ndërkombëtar; si dhe zotimin për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm institucional dhe ligjor për të parandaluar dhe kundërshtuar çdo përpjekje për shtrembërim, relativizim apo mohimin e fakteve historike që lidhen me luftën dhe sakrificën për liri.

JU REKOMANDOJMË

Synimet për kryeministër, Përparim Rama: Kam menduar se do të bashkëpunoj me njerëz normalë, jo me psikopatë

“Ata dështuan, drejtësia fitoi”, Rama konfirmon pushimin e hetimeve ndaj tre zyrtarëve komunal për keqpërdorim të detyrës zyrtare
19/10/2026 - 18:52

"Nëse po e shoh që problemi qenka në nivel qendror, atëherë aty keni me më pas edhe mu, aty kam me luftu”, deklaroi Rama. Kryetari i Prishtinës, Përparim...

Më shumëDetails

Eman Rrahmani: Një çift s’do me i prish linjat e trupit, e marrin një grua me qira me bë fëmijë për ta

Deputeti i VV-së: Inatet politike lanë policinë pa paga e rrezikshmëri
19/10/2026 - 18:21

Deputeti Eman Rrahmani, ka ngritur shqetësime për fertilizimin e asistuar dhe çështjet që lidhen me bartjen e shtatzënisë për një çift tjetër një ndër arsyejet që ai thotë...

Më shumëDetails

Protesta e në Shqipëri, dje u arrestuan 69 persona dhe 20 u proceduan penalisht

Protesta e në Shqipëri, dje u arrestuan 69 persona dhe 20 u proceduan penalisht
19/10/2026 - 17:57

69 shtetas janë arrestuar dhe 20 të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së djeshme në Shqipëri.Bëhet e ditur se personat e dyshuar janë përfshirë në akte dhune...

Më shumëDetails

Banka e Shqipërisë siguron qytetarët: Dëmtimi i disa degëve nuk përbën rrezik për kursimet

Banka e Shqipërisë siguron qytetarët: Dëmtimi i disa degëve nuk përbën rrezik për kursimet
19/10/2026 - 17:15

Dëmtimi i disa degëve të bankave që operojnë në Tiranë nuk përbëjnë rrezik për kursimet e qytetarëve.Banka e Shqipërisë ka reaguar duke theksuar se kufizimet e përkohshme të...

Më shumëDetails

Protestuesit ironizojnë me premtimin e Ramës, u hedhin policëve dollarë fals

Protestuesit ironizojnë me premtimin e Ramës, u hedhin policëve dollarë fals
19/10/2026 - 16:51

Një aksion simbolik dhe me doza të forta ironie është zhvilluar pasditen e sotme përpara godinës së Kryeministrisë, në ditën e shtatë të revoltës popullore në Tiranë.Një grup...

Më shumëDetails

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë
19/10/2026 - 16:41

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se është hapur afati i aplikimit për përfitimin nga Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    488 Shpërndaje
    Shpërndaje 195 Tweet 122
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë