Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Klinaku për arre’stimet: Është e pakuptueshme se si shteti i Kosovës po hesht

05/12/2024 - 17:09
në Lajme
A A
Klinaku: Politikani i Kosovës që merr anë për zgjedhjet në Amerikë, e ka për qëllime personale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i OVL-së, Faton Klinaku ka thënë se Gjykata Speciale po kryen arrestime pa pasur asnjë fakt ndaj personave të arrestuar.

“Ne vazhdimisht e kemi kundërshtuar këtë Gjykatë Speciale, arreston njerëz pa asnjë fakt. Dështimet që po i ndodhin në proceset gjyqësore në Hagë gjatë përcjelljes që i bëjmë ne të seancave gjyqësore, edhe dëshmitarët janë duke i dështuar sepse i kanë marrë dëshmi edhe me shantazhe presion, që i ka bërë vet dëshmitarëve. Dhe këta sot që i morën, që janë të konfirmuar Isni Kilaj, i cili ka qenë i arrestuar më herët dhe është liruar në mbrojtje në liri për shkak se nuk ka pasur aktakuzë”, tha ai.

Klinaku tha se është e pakuptueshme shoqatat e luftës sesi shteti i Kosovës hesht, sipas tij për të drejtat elementare të njeriut që po shkelën në këtë proces.

“Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu po thuhet se janë arrestuar për shkak të pengimit të administrimit të drejtësisë, gjë që vet kjo zyrë e dhomave të specializuara, ne kemi thënë vazhdimisht dhe kemi fakte që i kanë arrestuar dhe shantazhuar edhe dëshmitarët e vet që të nxisin dhe të japin intervistë dhe dëshmi ashtu siç dëshirojnë ata vet. Krejt këto spektakle që ata vet i bëjnë, po i bëjnë sepse atje janë duke dështuar në proceset gjyqësore ndaj krerëve të UCK-së. Për neve është e pakuptueshme se si shteti i Kosovës, heshtin për shkak se Kuvendi i Kosovës është vet themelues i saj dhe nuk merret fare me të, për shkak se atje janë duke u shkelur edhe të drejtat elementare të njeriut, por po e shihni edhe vet gjykatësin në proceset gjyqësore po ua mban anën prokurorisë dhe nuk po e ndajnë drejtësinë”, tha Klinaku.

Sipas tij Specialja po mundohet të krijoj edhe ndonjë aktakuzë apo ndonjë fakt për të gjykuar njerëzit padrejtësisht.
“Nuk janë në rolin e gjykatësve atje që t’i marrin dëshmitarët në pyetje dhe të flasin me supozime, natyrisht që ky është pengimi i drejtësisë që ata e bënë vet. Jo vetëm që përpiqet që të nxjerr diçka dhe vet po e pengon drejtësinë, por zyrës së Prokurorit Specializuar dhe Gjykatës Specializuara i konvenon vazhdimisht që të stërgjatën proceset gjyqësore sepse kanë paga të majme dhe natyrisht që sa më shumë të zgjasin proceset gjyqësore dëshirojnë të zgjasin dhe t’ua zgjasin mandatin vetës për shkak se kanë paga të majme dhe nuk u intereson fare as të hetojnë krime e as të gjykojnë sepse po të kishin hetuar dhe gjykuar natyrisht që ka pasur vend që kjo gjykatë të arrestoj serbët që kanë bërë krime dhe masakra ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Natyrisht që mund të ndikojë në vazhdimin e gjykimit për shkak se janë duke munduar që të krijojnë ndonjë provë përmes telefonave, mundohet të krijojnë edhe ndonjë aktakuzë apo ndonjë fakt për të gjykuar njerëzit padrejtësisht. Sikur shokët tjerë sikur i kemi pasur në burg të tjerët krejt këto bëhen për shkak të ndonjë prove gjoja që do të gjejnë diçka, por të gjitha këto do t’i dalin që  i kanë dështuar”, ka thënë ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë