Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Klubi i biznesmenit milioner Abedin Salihun tm*rron futbollistin brazilian, e lë pa ushqim në Lipjan

08/07/2024 - 18:19
në Kryesore, Lajme, Sport
A A
Klubi i biznesmenit milioner Abedin Salihun tm*rron futbollistin brazilian, e lë pa ushqim në Lipjan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një futbollist brazilian që u transferua verën e kaluar nga RPE Parintis, një skuadër e kategorive të ulëta të futbollit në Brazil, te Ulpiana në Kosovë, e pa tmerrin me sy.

Për një vit angazhimi te klubi nga Lipjani, 26-vjeçari Lucas Cunha mori vetëm tre rroga. Dikur mbeti edhe pa para, pa ushqim e pa energji elektrike në banesën e tij në Lipjan.

Mesfushori brazilian dëshmoi për përvojën e tij të tmerrshme kosovare në një deklarim për televizionin T7.

“Kam një shok që është mik me ish-trajnerin, erdha këtu. Presidenti e pa videon time dhe erdha. Këtu erdha me 16 gusht, më dhanë vetëm 3 paga vitin e kaluar. Këtë vit nuk më kanë dhënë asnjë cent. Kam folur me klubin, por nuk më kanë dhënë para”, tha ai në një deklarim në maj të këtij viti.

Në veçanti, braziliani e akuzoi presidentin e klubit Ulpiana, i cili financohej nga afaristi milioner Abedin Salihun. Salihu është kryetar i Kryesisë dhe financuesi kryesor i klubit.

“Është qytet shumë i mirë dhe klub i mirë, por presidenti nuk më ndihmon, nuk më paguan ushqim, as rrymën në banesë. Fola me shokët e ekipit, ata më thanë se do të më ndihmojnë. Nuk kisha para, nëse do t’i kisha, do ta paguaja biletën”, tha Cunha.

Megjithatë, për t’ia lehtësuar përvojën në Kosovë qe lidhja e tij me bashkëlojtarët vendorë. Ata i dolën në ndihmë mesfushorit brazilian dhe morën një iniciativë për të mbledhur para me qëllim financimin e një bilete aeroplani për shokun e tyre të skuadrës që të mund të udhëtonte për në vendlindje.

Rreth një muaj më vonë, ai është kthyer sërish në Kosovë. Tash si transfer i lirë te skuadra e ligës së parë, KF Trepça, me të cilën ka lidhur një marrëveshje një-vjeçare.

Ndërsa, kryetari i klubit të cilin ai e akuzoi për shkelje të marrëveshjes vitin e kaluar është një afarist milioner i njohur për probleme me ligjin, por edhe si pronar i një kompanie të fuqizuar nga kontratat e prokurimit publik.

Hiç më larg se para katër muajsh, kompania N.T.SH. ‘Dino’ në pronësi të Abedin Salihu, që është edhe president i klubit Ulpiana nga Lipjani, fitoi një tender mbi tre milionësh në Komunën e Prishtinës.

“Dino” është një biznes i cili ndërton objekte banesore dhe jobanesore. Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, “Dino” Sh.P.K. figuron të ketë kapital prej rreth 150 mijë euro. Përpos Abedin Salihut, aksione në kompani kanë deklaruar edhe dy familjarët e tij: Ramadan dhe Ibrahim Salihu.

Abedin Salihu, po ashtu është pronar i njërit prej hoteleve më të famshme të Brezovicës, të emërtuar me emrin e njëjtë sikurse të resortit turistik.

“Brezovica Hotel Spa”, është regjistruar si biznes i hotelierisë katër vite më parë.

Pikërisht për këtë hotel të ndërtuar në një nga resortet më të vizituara turistike në vend, Abedin Salihu ishte vënë në ndjekje nga Policia e Kosovës në mars të vitit 2022. Dyshohej për përfshirje në aferën e famshme të njohur me emrin e njëjtë ‘Brezovica’, që përfundoi me dhjetëra të arrestuar. Dyshohej për keqpërdorime e shkatërrim të mjedisit.

Por, Salihu kishte vendosur të sfidonte shtetin. Ishte arratisur jashtë vendit, derisa Policia kryente bastisje në pronat e tij.

Afaristi Salihu ishte dorëzuar në Polici pas më shumë se shtatë ditësh në arrati.

JU REKOMANDOJMË

Bebe Rexha zbulon traditat shqiptare në emisionin amerikan

Bebe Rexha zbulon traditat shqiptare në emisionin amerikan
22/03/2026 - 10:25

Bebe Rexha ishte e ftuar në emisionin amerikan “Delish Snacks”, ku foli për ushqimet e saj të preferuara dhe traditat shqiptare të mikpritjes. Ajo tregoi se gjithçka nis...

Më shumëDetails

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Qeveria merr vendim që të jap prona publike me qira ose në shfrytëzim për ndërtimin e kapaciteteve për energji të ripërtëritshme
22/03/2026 - 10:21

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve të çmimeve apo situatave sikurse ajo në Iran, thotë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari –...

Më shumëDetails

“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë nën kontroll orë pas ore

“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë nën kontroll orë pas ore
22/03/2026 - 10:08

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në Podcastin “Flasim” foli për një sërë çështjesh të rëndësishme për Shqipërinë. Rama preku edhe njëherë çmimin e naftës. Ai u shpreh se qeveria...

Më shumëDetails

Motrave Mustafa u vdes babai

Motrave Mustafa u vdes babai
22/03/2026 - 09:44

Motrat Mustafa kanë njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur babai i tyre.Lajmin e kanë bërë të ditur vet ato përmes një postimi në...

Më shumëDetails

Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju shkatërrojmë termocentralet

Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju shkatërrojmë termocentralet
22/03/2026 - 08:48

Donald Trump ka thënë se nëse Irani nuk e “hap plotësisht” Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve, SHBA-të “do të godasin dhe shkatërrojnë termocentralet e tyre”. Në një...

Më shumëDetails

Netanyahu pas sulmeve iraniane në dy qytete izraelite: Një mbrëmje shumë e vështirë

Netanyahu pas sulmeve iraniane në dy qytete izraelite: Një mbrëmje shumë e vështirë
22/03/2026 - 01:09

Benjamin Netanyahu ka thënë se vendi i tij ka kaluar “një mbrëmje shumë të vështirë” pas sulmeve iraniane ndaj qyteteve Arad dhe Dimona. Dhjetëra persona u plagosën në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    400 Shpërndaje
    Shpërndaje 160 Tweet 100
  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    374 Shpërndaje
    Shpërndaje 150 Tweet 94
  • 3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ekskluzive: Veprimtari pa licencë e anesteziolog pa licencë, Inspektorati gjobiti dhe mbylli klinikën “Care & Hair Fix” të Fehim Halitit (Dokument)

    230 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë