Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Koalicioni me AAK-në e Nismën, Nimani: Do të jemi befasia e zgjedhjeve, do ta kalojmë 15 përqindëshin

08/09/2024 - 15:11
në Lajme
A A
Koalicioni me AAK-në e Nismën, Nimani: Do të jemi befasia e zgjedhjeve, do ta kalojmë 15 përqindëshin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Artan Nimani, kryetar i Forumit të Intelektualëve, iniciativë e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 do të garojë në kolacion me AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate, beson se ky koalicion “do të jetë befasia e zgjedhjeve”.

Nimani thotë për EO se ata bëjnë sondazhe të rregullta dhe se rezultatet janë jashtëzakonisht shpresëdhënëse. “Besoj se koalicioni ynë do t’i kalojë shifrat prej 15 për qind në zgjedhjet e ardhshme”, thotë ai.

Artan Nimani dikur ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës. Ishte larguar nga kjo parti pasi ishte zgjedhur prorektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” më 10 qershor 2019. Ndërsa në shkurt të këtij viti u prezantua nga liderët e AAK-së dhe Nismës, Haradinaj e Limaj, në një konferencë të përbashkët, si pjesë e Frontit të Përbashkët Opozitar, sikur e quajtën ata.

Nimani thotë se Forumi Intelektual “Evropa 2030” mbledh rreth vetes më shumë se 300 profesorë universitarë. “Jemi grupuar me qëllim të futjes së një logjike akademike në jetën poltike dhe publike në vend”, shprehet ai.

“Do të garojmë bashkarisht me AAK-në dhe Nismën dhe bashkë më neve do të jetë edhe Lista Konservatore, përë zgjedhjet e 9 shkurtit. Ne kemi bërë ndoshta pak më herët koalicionin sesa subjektet e tjera politike, por që jemi në një fazë intenzive të përgaditjes së planprogramit dhe në përgatitje të ofertës për qytetarët e Kosovës, e cila ofertë do të sjellë atë ndryshimin e pritur në sistemin politik, por edhe në rezultatin e zgjedhjeve”.

“Ky koalicion do të jetë befasia e zgjedhjeve sepse përgaditjet tona janë aq intensve; numri i njerëzve dhe lista zgjedhore do të jenë ajo përgjigja reale të cilin e presin qytetarët e Republikës së Kosovës. Ne jemi në fazën e konsolidimit final të programit zgjedhor, i cili ka dalë pas debatit që kemi pasur në dhjetëra tryeza poltike organizime me grupe të interesit dhe besoj që do të jetë një prej programeve që realisht e meritojnë qytetarët e Kosovës”, thekson kryetari i Forumit Intelektual.

“Mund të flasin për formën e intelektualëve, që do të jemi pjesë tek lista zgjedhore. Jemi tash në fazën përfundimtare të verifikimit të emrave të përveçëm, të cilët emra do të jenë risi. Të gjithë kandidatët tanë që do të futen në lista do të jenë profesorë doktorë të universiteteve të Republikës së Kosovës. Kemi edhe nga ata të cilët janë kthyer nga institucionet edukative arsimore nga SHBA-ja, por edhe nga Gjermania, Viena, Slovenia dhe vendet e tjera. Ne jemi grupuar me qëllim të futjes së një logjike akademike në jetën politike dhe publike në vend. Të gjithë e dimë deri ku ka mbërritur forma e degradimit të Parlamentit të Republikës së Kosovës”, shprehet Nimani.

Sipas tij, emrat e kandidatëve më listë do të jenë “konkretë dhe të veçantë” dhe që do të sjellin ndryshimin në këtë ambient.

“Ne kemi më tepër se 300 profesorë universitarë të cilët janë të rreshtuar krah Forumit Intelektual dhe jemi duke diskutuar se cilët nga ne do të jenë në listat zgjedhore, jo vetëm në listat zgjedhore por secili nga ne do t’i ndajmë përgjegjësitë në përgaditjen e zgjedhjeve. Tash edhe zyret e Forumit të Intelektualëve janë kthyer në një stad zgjedhor dhe çdo ditë kemi aktivitete të cilat kanë të bëjnë direkt me qytetarët, kryesisht me përgaditjen e programit dhe me harmonizimin e kërkesave të qytetarëve”, vazhdon ai.

“Ne bëjmë sondazhe të vazhdueshme edhe si Forum i Intelektualëve kemi dy qendra me të cilat merremi me hulumtimin e opinionit publik. Dhe rezultatet tona janë rezultate jashtëzakonisht shpresëdhënëse. Besoj që koalicioni jonë do t’i kalojë shifrat e 15 përqindëshit me zgjedhjet e ardhëshme të cilat janë pritjet minimale, por që besoj që me një mobilizim siç jemi duke vazhduar që nga gjysma e janarit të këtij viti, dhe mendoj që do të kemi një rezultat befasues dhe do të jetë determinues i ardhshëm i qeverisë në Republikën e Kosovës”.

Qytetarët e Kosovës, sipas tij, kanë qindra arsye që duhet ta votojmë këtë koalicion. “Është një koalicion i vlerave kombëtare dhe që përmban në vete numrin më të madh të ekspertëve të lëmive të ndryshme, si dhe tek qytetarët beson në traditën tek familja, vlerat dhe tek orientimi euroatlantik”.

“Ne nuk do të dalim para qytetarëve dhe të themi lojra dhe dëshirat që ata dëshirojnë t’i dëgjojnë por me qëndrime konkrete por edhe me zgjidhje të problemeve konkrete”.

Nimani thekson se Kosova ka probleme kryesisht në aspektin e zhvillimit ekonomik, në dëmtimin e mardhënieve me partnerëve ndërkombëtarë, me shportën qytetare, gjendjen ekonomike të familjeve, gjendjevn sociale të kategorive të veçanta në Republikën e Kosovës. “Prandaj orientimi ynë është që të kemi një shtet të së drejtës, të integruar në NATO dhe BE dhe organizma të tjerë dhe një shtet të zhvilluar ekonomikisht”.

“Në aspekte të zhvillimit ekonomik të vendit i kemi orientuar në disa fusha kryesisht në segmentin që ka të bëjë me energjetikën, agro-bujqësisë si dhe në segmentin e ofrimit të shërbimeve për kompani të specializuara. Po ashtu jemi duke biseduar dhe jemi në kontakte shumë të mira me shumë prej investitorëve ndërkombëtarë, të cilët kërkojnë siguri për të investuar në vendin tonë dhe jam i bindur që koalicioni ynë do t’i ofrojë këto siguri, sepse ka dëshmi të tilla”.

Një orientim i dytë i cili bazohet në këtë konceptin qeverisës është ndërtimi i partneriteteve privato publike dhe si shembull më të mirë të këtij partneriteti, sipas tij, është Komuna e Prishtinës. “Një model të tillë ne do të ofrojmë në shumicën e shërbimeve në Republikën e Kosovës duke filluar nga çerdhet deri tek investimet kapitale në termocentralet për energjinë elektrike”, përfundon Nimani. /EO

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë