Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kolumbia e pandalshme, mposht Kongon dhe kalon tutje në Botëror

24/06/2026 - 08:45
në Sport
A A
Kolumbia e pandalshme, mposht Kongon dhe kalon tutje në Botëror
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kombëtarja e Kolumbisë ka regjistruar fitoren e dytë në Kupën e Botës, duke mposhtur Kongon me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e raundit të dytë të Grupit K. Hero i takimit ishte Daniel Muñoz, i cili shënoi golin e vetëm në minutën e 76-të, duke i rikthyer kolumbianët në krye të grupit me gjashtë pikë, dy më shumë se Portugalia.

Ndeshja nisi me një rast të mirë për Kongon, por më pas Kolumbia mori kontrollin e plotë të lojës. Daniel Muñoz humbi një mundësi të artë në minutën e pestë, ndërsa vetëm dy minuta më vonë iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.

James Rodríguez dhe Luis Díaz provuan disa herë nga distanca, por portieri Mpasi Nzau ishte në nivel të lartë dhe mbajti portën e paprekur në pjesën e parë.

Kolumbia vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë. Luis Díaz dhe Jefferson Lerma iu afruan golit në minutën e 50-të, por sërish Nzau u tregua vendimtar. Nga ana tjetër, Kongo rrallë arriti të rrezikonte portën kundërshtare.

Rezistenca e afrikanëve u thye në minutën e 76-të, kur pas një aksioni të ndërtuar mirë, topi përfundoi te Daniel Muñoz, i cili me një goditje të saktë nga e djathta mposhti portierin kundërshtar për 1:0.

Vetëm pak çaste më vonë, Luis Díaz mendoi se kishte vulosur fitoren me dy gola të shpejtë, por të dy u anuluan. Në minutën e 79-të, gjyqtari Maurizio Mariani sinjalizoi faull në sulm, ndërsa një minutë më vonë sulmuesi kolumbian u ndëshkua për pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore, Kolumbia ngjitet në vendin e parë të Grupit K me gjashtë pikë dhe siguron kalimin në fazën e eliminimit direkt, ndërsa Kongo mbetet në vendin e tretë me vetëm një pikë.

JU REKOMANDOJMË

FIFA mbron pushimet për hidratim

FIFA mbron pushimet për hidratim
24/06/2026 - 09:48

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar ndaj polemikave të krijuara rreth pushimeve për hidratim gjatë Kupës së Botës, duke mohuar se ato janë vendosur për arsye komerciale....

Më shumëDetails

Kush është lojtari më i mirë i Zvicrës, sipas Xhakës

Kush është lojtari më i mirë i Zvicrës, sipas Xhakës
24/06/2026 - 09:36

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur për debatin rreth futbollistit më të mirë në historinë e kombëtares helvetike. Ndonëse shumë legjenda të futbollit zviceran e konsiderojnë pikërisht...

Më shumëDetails

Kroacia shënon fitoren e parë në Kupën e Botës

Kroacia shënon fitoren e parë në Kupën e Botës
24/06/2026 - 09:17

Kroacia e ka harruar humbjen nga Anglia dhe ka marr fitoren e parë në Kupën e Botës 2026. Në ndeshjen e dytë, kroatët shënuan fitore me rezultat 1-0...

Më shumëDetails

Përballja me Messin në Kupën e Botës, kjo është përgjigjja e Ronaldos

Përballja me Messin në Kupën e Botës, kjo është përgjigjja e Ronaldos
24/06/2026 - 08:54

Cristiano Ronaldo nuk e ka fshehur dëshirën për një përballje me Lionel Messin në Kupën e Botës. Pas fitores së Portugalisë, ku ai kontribuoi me dy gola, ylli...

Më shumëDetails

Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez

Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez
23/06/2026 - 22:48

Franca do të përballet me Norvegjinë pa trajnerin e saj kryesor në fushë. Siç është raportuar nga Fabrizio Romano në faqen e tij në rrjetet sociale X, trajneri...

Më shumëDetails

RONALDOOOOOO! Ylli portugez realizon edhe golin e dytë personal sonte

RONALDOOOOOO! Ylli portugez realizon edhe golin e dytë personal sonte
23/06/2026 - 19:43

 Ronaldo ka shënuar edhe golin e dytë sonte ndaj Uzbekistanit.Golin e dytë personal, CR7 e realizoi pas 39 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 3-0. Ja goli:...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kjo degë e LDK-së i jep mbështetje Lumir Abdixhikut

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Azem Syla: Goxhaj nuk ishte në frontin e luftës

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë