Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komisioneri i OSBE-së për pakicat viziton sërish Kosovën, Kurti i bën thirrje Serbisë të respektojë standardet evropiane

09/10/2026 - 18:22
në Lajme
A A
Komisioneri i OSBE-së për pakicat viziton sërish Kosovën, Kurti i bën thirrje Serbisë të respektojë standardet evropiane
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, të cilin tha se e falënderoi për vizitën dhe “dialogun e vazhdueshëm”.

Kamp i kishte ardhur në zyre Kurtit edhe vitin e kaluar.

“Diskutuam për të drejtat e komuniteteve, përdorimin e gjuhëve dhe qasjen në arsim e shërbime publike, si dhe për zbatimin e ligjit në mbrojtje të pronës publike, mjedisit dhe burimeve ujore. Ritheksova se barazia para ligjit është themel i Republikës sonë: të drejtat mbrohen dhe detyrimet zbatohen njësoj për të gjithë pa dallim”.

Kurti i tha se Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejta të gjera për komunitetet joshumicë, në shumë aspekte përtej standardeve evropiane të mbrojtjes.

“Këto garanci duhet të gjejnë shprehje të plotë në jetën institucionale e shoqërore, përmes angazhimit aktiv të pjesëtarëve dhe përfaqësuesve të tyre, në respektim të ligjeve në fuqi. Mbrojtja e të drejtave dhe zbatimi i ligjit e përforcojnë njëra-tjetrën; përkatësia nuk mund të jetë bazë as për cenimin e të drejtave, as për përjashtimin nga detyrimet ligjore”.

Zyra e Kryeministrit tha se Kurti më pas ka ngritur shqetësimin për diskriminimin sistematik të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nga autoritetet e Serbisë, përmes pasivizimit të adresave, pengesave në arsim dhe nënpërfaqësimit në institucionet publike.

“Kërkova angazhim të drejtpërdrejtë dhe ndjekje konkrete të këtyre çështjeve: Serbia duhet të përmbushë standardet evropiane për mbrojtjen e komuniteteve, të garantojë barazi reale për shqiptarët dhe të respektojë të drejtat e njeriut e ato civile. Të drejtat e tyre nuk mund të mbeten peng i vullnetit politik të një sistemi autokratik. Do ta vazhdojmë bashkëpunimin me Zyrën e Komisionerit Kamp, me bindjen që të drejtat e komuniteteve joshumicë dhe sundimi i ligjit janë obligime komplementare dhe jo parime që garojnë me njëra-tjetrën”.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu reagon pas vr’asjes së dyfishtë në Gjilan

Aktgjykimi dënues në Hagë, reagon Albulena Haxhiu
09/10/2026 - 18:56

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë, që ndodhi sot në Livoç të Gjilanit. Duke iu shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, ajo tha se...

Më shumëDetails

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Trump: Marrëveshja për rihapjen e Hormuzit mund të arrihet së shpejti
09/10/2026 - 18:49

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të mëdha” për naftën, pasi çmimet mbeten në nivele rekord në javët para zgjedhjeve të...

Më shumëDetails

Dëshmitari rrëfen detajet e tragjedisë në Gjilan

Dëshmitari rrëfen detajet e tragjedisë në Gjilan
09/10/2026 - 18:36

Tragjedia në Gjilan ka tronditur vendin. Klan Kosova ka marrë një version të ngjarjes së rëndë në Livoç të Ulët, ku një person dyshohet se vrau bashkëshorten dhe...

Më shumëDetails

Gjenerali italian Roberto Vergori vjen në Prishtinë, më 14 tetor e merr detyrën e Komandantit të KFOR

Gjenerali italian Roberto Vergori vjen në Prishtinë, më 14 tetor e merr detyrën e Komandantit të KFOR
09/10/2026 - 18:26

Komandanti i KFOR’it, Özkan Ulutaş, ka pritur sot në takim pasardhësin e tij në këtë detyrë, italianin Roberto Vergori, i cili do të marrë detyrën e komandantit të...

Më shumëDetails

I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë
09/10/2026 - 18:05

Valon Ramushi është personi që dyshohet se sot vrau gruan, Nafijen dhe vëllain e saj, Egzonin, në Livoç të Gjilanit. Ramushi tashmë është vetë-dorëzuar në polici, teksa burime...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Një muaj paraburgim për biznesmenin Valon Lluka

LAJMI I FUNDIT: Një muaj paraburgim për biznesmenin Valon Lluka
09/10/2026 - 18:02

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për biznesmenin e njohur kosovar, Valon Lluka. Siç raporton Arbresh, Llukës i është caktuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    229 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 57
  • Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë