Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komisionerja Kos sot e nesër në Prishtinë – kjo raportohet të jetë agjenda

14/05/2026 - 08:09
në Lajme
A A
Komisionerja Kos sot e nesër në Prishtinë – kjo raportohet të jetë agjenda

European Commissioner for Enlargement Marta Kos arrives for the weekly college of commissioners meeting at EU headquarters in Brussels, Wednesday, May 21, 2025. (AP Photo/Omar Havana)

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Numri një i BE-së për zgjerim, Marta Kos, do të qëndrojë në Kosovë, të premten.

Në fakt, komisionerja sllovene, vjen në Prishtinë, siç merr vesh KosovaPress, sot mbrëma, direkt nga Londra, ku gjatë ditës ka paraparë të ketë dy takime.

Në Kosovë ndërkaq, ajo ka planifikuar të realizojë tri të tilla.

Dy nga to janë me përfaqësuesit “në detyrë” të institucioneve.

Njëra nga to, sipas një agjende të bërë të ditur nga Komisioni Evropian, do të jetë më ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

I dyti me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Me këtë të fundit, siç merr vesh KosovaPress, ka parapare edhe një dalje para medieve, në orën 11 e 30.

Takimi i tretë i Kos në Prishtinë nuk është planifikuar të jetë me përfaqësues të opozitës, por me ata të shoqërisë civile.

Vizita e së premtes në Kosovë do të jetë e para për komisioneren për zgjerim në BE, prejse ajo mori detyrën, në vitin 2024. Agjenda e saj nuk parasheh ndonjë vizitë në vendet tjera të rajonit, para ose pas qëndrimit në Prishtinë.

Kos kishte planifikuar një vizitë në Kosovë më 12 mars, por ajo u anulua për shkak të zhvillimeve politike të atyre ditëve – presidentja Vjosa Osmani pati nxjerrë një dekret për shpërndarje të Kuvendit, më 6 mars meqenëse ky organ shtetëror nuk ia doli ta zgjedh kryetarin e shtetit, një ditë me herët, kur ishte afati i fundit për ta bërë një gjë të tillë.

Vizita e së premtes i bie të realizohet tri javë para zgjedhjeve të reja që mbahen në Kosovë, më 7 qershor

Komisionerja për zgjerim e BE-së vjen në Prishtinë tri ditë pas deklaratës së fortë shpresëdhënëse që bëri gjatë një takimi të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor (ku bëjnë pjesë shtate vende anëtare të Unionit, përfshirë shtetet mosnjohëse të Kosovës – Sllovakinë dhe Greqinë) në Bratisllavë të Sllovakisë, ku tha që siguria evropiane është e lidhur ngushtë me stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Nëse nuk e integrojmë fqinjësinë tonë në Bashkimin Evropian në këtë situatë, po ta quaj, të çmendur gjeopolitike, ku për herë të parë kemi forca të jashtme destabilizuese që do të dëshironin të na shihnin të dështojmë në procesin e anëtarësimit, ato mund të ndërhyjnë dhe më pas t’i përdorin ato vende kundër nesh, ashtu siç po bën, për shembull, Rusia në Bjellorusi, duke i përdorur migrantët si armë kundër BE-së”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Disa minatorë dalin nga miniera e Trepçës, të tjerët vazhdojnë të mbesin të ngujuar

Disa minatorë dalin nga miniera e Trepçës, të tjerët vazhdojnë të mbesin të ngujuar
14/05/2026 - 09:03

Rreth 18 minatorë të Trepçës vazhdojnë të jenë të ende mbyllur në minierë. Dyshohet se janë bllokuar si pasojë e problemeve me rrymë. Kështu bëri të ditur për...

Më shumëDetails

“Politico”: Rutte propozon që vendet e NATO-s t’i ndajnë Ukrainës 0.25% të PBB-së

“Politico”: Rutte propozon që vendet e NATO-s t’i ndajnë Ukrainës 0.25% të PBB-së
14/05/2026 - 08:50

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka propozuar që vendet anëtare të aleancës t’i ndajnë Ukrainës 0.25% të PBB-së së tyre. Politico e raportoi këtë, duke cituar...

Më shumëDetails

Dyshohet se rreth 30 minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar, shkak problemet me rrymë

Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro për blerje të naftës
14/05/2026 - 08:35

Rreth 30 minatorë të Trepçës dyshohet se kanë mbetur të ngujuar në minierë. Dyshohet se janë bllokuar si pasojë e problemeve me rrymë. Minatorët janë akoma të ngujuar...

Më shumëDetails

Ymeri parashikon lëkundje në skenën politike: Njëra forcë në rënie, tjetra drejt ngritjes

Ymeri parashikon lëkundje në skenën politike: Njëra forcë në rënie, tjetra drejt ngritjes
14/05/2026 - 08:22

Kosova po hyn në fazën fillestare të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, të cilat pritet të përcaktojnë balancat e reja politike në vend. Partitë kryesore kanë intensifikuar...

Më shumëDetails

Ushtarët shqiptarë korrin sukses në Gardën Kombëtare të New Jersey

Ushtarët shqiptarë korrin sukses në Gardën Kombëtare të New Jersey
14/05/2026 - 08:16

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur se dy rreshterë shqiptarë kanë arritur një sukses të rëndësishëm në ShBA. Përmes një postimi në X,...

Më shumëDetails

Tahiri i LDK-së: Krejt populli po pyet z. Konjufca, qysh ju i keni lyp qera Bondsteelit?

Tahiri i LDK-së: Krejt populli po pyet z. Konjufca, qysh ju i keni lyp qera Bondsteelit?
13/05/2026 - 23:18

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Xhafer Tahiri ka pyetur Glauk Konjufcën se si kanë kërkuar qira për kampin Bondsteel. Në një shkrim në Facebook, ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

    Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

    236 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • “Ik more budalla”, eskalon situata mes analistëve, Balaj lëshon studion

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Arrestohen dy mjekë të spitalit në Vushtrri

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Shikimi që flet më shumë se fjala – Faton Peci derisa Vjosa Osmani merr fjalën në shënimin e 80 vjetorit të gjimnazit “Frang Bardhi”

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Mitrovicasja Fixhrije Dragaj kandidon për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4