259 mijë euro është shuma që Lëvizja Vetëvendosje deklaroi zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se shpenzoi për fushatën e zgjedhjeve të 7 qershorit. Të hyra për fushatën zgjedhore, subjekti politik në pushtet i deklaroi 79 mijë e 695 euro, duke shpenzuar 180 mijë euro më shumë se që pati të hyra.
DOKUMENT:

32 mijë euro për naftë, VV ia pagoi kompanisë “Petrol Company”. 28 mijë të tjera, “EX-Fis-it”. Edhe për këtë fushatë, Vetëvendosje i ndau para Grupit Koha, gjithësej 7 mijë e 400 euro.
DOKUMENT:

214 mijë euro në anën tjetër shpenzoi Partia Demokratike e Kosovës. 130 mijë, kjo parti ka inkasuar për fushatë, duke dalë me bilanc negativ rreth 84 mijë euro më shumë shpenzime se të hyra.
DOKUMENT:

Partia me në krye Bedri Hamzën ka deklaruar 8 mijë euro borxhe ndaj Grupit Koha e 10 mijë të tjera ndaj AMC Corporation.
DOKUMENT:

Lidhja Demokratike e Kosovës ndërkaq, shpenzoi 201 mijë euro për fushatë, saktësisht 180 mijë euro më shumë se që pati të hyra. 26 mijë euro deklaroi shpenzime për sponsorizime në Facebook, 105 mijë euro borxhe ndaj AMC Corporation, 5 mijë ndaj Televizionit T7, e 22 mijë tjera ndaj “Selmans Network”.
DOKUMENT:

76 mijë euro shpenzoi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, rreth 69 mijë më shumë se të hyrat që pati për fushatë.
Ky subjekt politik nuk ka listuar kompanitë ndaj të cilave janë bërë pagesa mbi 5 mijë euro.















