Komuna e Mitrovicës ka përfituar 53 kontinjerë metalikë nga MMPHI që kapin vlerën rreth 22 mijë euro,shkruan Veriu.info.
Lajmin e ka bërë të ditur Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, i cili ka falenderuar KRM “Uniteti” për punën për mjedis të pastër.
Postimi i plotë:
Në Ditën Botërore të Mjedisit, po rritet mundësia që Mitrovicën ta mbajmë të pastër.
Kemi pranuar sot 53 kontejnerë metalikë për mbeturina nga Granti i Përformancës për Mjedis të Pastër nga MMPHI, që kapin vlerën 22,313.00€.
Falenderojmë edhe KRM “Uniteti” për përkushtimin në arritjen e kritereve në këtë garë.













