Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kontratë” 300 mijë euroshe, por disa vetura të Policisë ende me goma të verës – “Eurogoma” thotë se i’a kanë shkëputur kontratën

01/12/2024 - 23:33
në Lajme
A A
“Kontratë” 300 mijë euroshe, por disa vetura të Policisë ende me goma të verës – “Eurogoma” thotë se i’a kanë shkëputur kontratën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndonëse ka kaluar data 15 nëntor, në terren ka akoma vetura të Policisë së Kosovës që nuk i kanë ndërruar gomat nga të verës në të dimrit, ashtu siç e përcakton ligji. Policia e Kosovës këtë e ka mohuar duke iu referuar një kontrate tri vjeçare por kompania në fjalë po thotë që kontratën ia kanë shkëputur njëanshëm PK-ja. Kjo e fundit nuk është përgjigjur në këtë pretendim.

Dy javë kanë kaluar që kur shoferët në Kosovë janë të detyruar sipas ligjit të posedojnë goma të dimrit dhe ky obligim zgjat deri me 15 mars, pa marrë parasysh kushtet atmosferike.

Dënimi që Policia e Kosovës e shqipton për ngasësit që vazhdojnë të vozisin veturën me goma vere është 40 euro.

Por, vetë veturat e këtij institucioni po qarkullojnë aktualisht pa goma dimri.

Këtë televizioni e ka faktuar duke vizituar disa stacione policore por edhe në drejtim të redaksisë së TV Dukagjinit kanë ardhur fotografi edhe video që tregojnë se në së paku gjashtë vetura të njësive speciale nuk është bërë ndërrimi i gomave.

Pavarësisht kësaj, Policia e Kosovës ka mohuar se ka të tilla raste.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe procedurat  e nevojshme për të siguruar që këto automjete të jenë të gatshme për sezonen dimërore dhe të posedojnë pajisjet e nevojshme duke përfshirë edhe gomat e dimrit”, thuhet nga Policia.

Çështja e furnizimit dhe liferimit të gomave është e rregulluar me një kontratë të ndërlidhur jo nga Policia por nga Agjencia Qendrore e Prokurimit.

Kontrata e nënshkruar me 10 tetor të 2023-s kap vlerën mbi 300 mijë euro.

Përgjegjësi e kompanisë në fjalë ishte që për tri vjet të furnizojë dhe të montojë gomat e veturave të Policisë së Kosovës.

AQP nuk i ka kthyer Dukagjinit përgjigje për këtë çështje, ndërsa vet Policia insiston që kjo gjë është kryer me kohë.

“Policia e Kosovës pas kontratës së centralizuar e lidhur nga AQP-ja për nevoja të të gjitha institucioneve, përfshirë edhe PK-në, tani me ka kontratë publike tri vjeçare për furnizim me goma për nevoja të PK-së dhe me kohë ka filluar ndërrimi i gomave sipas kushteve të kontratës.  Gjithashtu me kohë ka filluar edhe ndërrimi i gomave të cilat veçse i ka poseduar Policia e Kosovës”, thuhet nga ana e tij.

Por, kontratës trevjeçare të lidhur nga AQP  që i është referuar Policia e Kosovës, e cila është kontrata e vetme e publikuar në faqen e Agjencisë për këtë shërbim, pronari i kompanisë “Eurogoma” po thotë se tashmë atë ia kanë shkëputur njëanshëm.

Madje, ai ka akuzuar televizionin për raportimet edhe të vitit të kaluar për këtë çështje.

“Policia e Kosovës e ka ndërpre kontratën me neve dhe nuk kemi kontratë me Policinë e Kosovës. Policia si rezultat i veprimeve tua dhe atyre bandave tjera sikur ti, e kanë ndërpre jashtëligjshëm kontratën me Eurogomën, zyrtarisht po ta them ne nuk kemi kontratë me Policinë”.

Televizioni ka dërguar pyetje shtesë në drejtim të Policisë së Kosovës për të konfirmuar nëse kjo kontratë është aktive ende por të njëjtit deri në publikim të kësaj kronikë nuk janë përgjigjur.

Edhe vitin e kaluar Dukagjini kishte raportuar në një seri të kronikave për këtë problematikë, dhe as atë vit nuk kishte ndodhur ndërrimi i të gjitha gomave të veturave të Policisë deri në përfundim të sezonës së dimrit.

JU REKOMANDOJMË

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë
17/10/2026 - 23:00

Gazetari Blendi Fevziu, përmes një videoje, është deklaruar lidhur me protestat e dhunshme që janë zhvilluar këto ditë në Shqipëri. Fevizu, në videon e të cilit shihet gjendja...

Më shumëDetails

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë
17/10/2026 - 22:46

Një pjesë e godinës së Gjykatës së Lartë u përfshi nga flakët gjatë protestës së sotme. Zjarri përfshiu gjithashtu një automjet të parkuar pranë godinës, i cili u...

Më shumëDetails

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë
17/10/2026 - 22:30

Pas disa orësh betejë mes protestuesve dhe policisë, bulevardi më në fund ka rënë në qetësi. Situatën e kanë marrë në dorë ekipet e pastrimit, që fillimisht kanë...

Më shumëDetails

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar
17/10/2026 - 22:22

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar përmes një mesazhi lidhur me protestat dhe dhunën ndaj studentëve e protestuesve, duke bërë thirrje për respektimin e të drejtës...

Më shumëDetails

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi
17/10/2026 - 22:09

Gjykata e Tiranës ka shpallur masat e sigurisë për 51 personat e ndaluar gjatë përplasjeve dhe tensioneve në protestat e ditëve të fundit në kryeqytet. Sipas vendimit të...

Më shumëDetails

Pesë luftanije të NATO’s zbarkojnë në Orikum të Vlorës, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake

Pesë luftanije të NATO’s zbarkojnë në Orikum të Vlorës, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake
17/10/2026 - 21:58

Në kuadër të stërvitjes së përbashkët të NATO-s, në gjirin e Vlorës kanë mbërritur këtë të shtunë, më 17 tetor, pesë anije ushtarake, dy prej të cilave të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

    Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Prishtina ia legalizoi objektin pa leje djalit të “Burim Agrollapit”, ndërtesa përmendet në bisedat e publikuara nga Snapchat

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë