Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 3:1 ndaj Austrisë në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.
Qysh në pjesën e parë vendasit treguan se janë futur në fushë për tri pikë
Në 45 minutat e para, Austria shënoi dy herë me anë të: Affengruber dhe Adamu.
Kurse në pjesën e dytë, vendasit shënuan për 3:0 me anë të Chukwuemeka.
Të vetmin gol për mysafirët e shënoi Edon Zhegrova nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndeshjën e radhës, Kosova e zhvillon si mysafire e Izraelit, të enjtën në mbrëmje./Indeksonline/













