Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova nga viti i kaluar importoi 46 mln euro grurë, shumicën nga Serbia- sivjet priten 325 mijë tonë nga arat e saj

11/07/2024 - 17:44
në Lajme
A A
Kosova nga viti i kaluar importoi 46 mln euro grurë, shumicën nga Serbia- sivjet priten 325 mijë tonë nga arat e saj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Korrje-shirjet po vazhdojnë akoma, por institucionet veçse kanë dalë me shifra për rendimentin e grurit për sivjet. Përfundimet janë se Kosova e ka siguruar bukën e mot-motit dhe se s’do të ketë nevojë për import. Ministria e Bujqësisë ka dhënë detaje për Express lidhur me sasinë e grurit që pritet të prodhohet sivjet, mirëpo nga Shoqata e Mullisëve janë shprehur skeptik para dy ditësh se do të sigurohet e gjithë sasia për të cilën ka kërkesë. Në rajonin e Dukagjinit thonë se meritat për këtë rendiment të lartë i ka moti i mirë dhe vetë bujqit. Sipas të dhënavë të Doganës, prej vjet është importuar grurë në vlerë gati 46 milionë euro, shumica nga Serbia.

Gazeta Express

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, janë të bindur se Kosova e ka siguruar bukën e mot-motit. Të dy dje kanë ndjekur nga afër fushatën e korrje-shirjeve në fshatin Bubavec të Malishevës. Kurti edhe i hipi kombanjës, përderisa Peci arriti të afrohej veç deri te dera, prej ku përmes dritares e vëzhgoi Kurtin.

Pas vizitës atje, Kurti drejtua qytetarëve përmes rrjetit social Facebook, ku tha se këtë vit s’do të ketë nevojë për import. Pritjet e tij janë që prodhimi të shtohet për deri 150 mijë tonë grurë.

“Nga korrje-shirjet sivjet, duket që prodhimi do të shtohet për 140 deri në 150 mijë tonë grurë, ndërkohë që më 2023 janë importuar 139 mijë tonë grurë. Pra, këtë vit, nuk do të ketë nevojë për import. Buka jonë, në sofrën tonë, nga toka jonë. Për fermerët, bujqësinë e zhvilluar dhe bukën e mot-motit!”, shkroi Kurti.

“U ba buka e mot-motit!”, shkroi edhe Ministri Faton Peci, ku publikoi një foto me kryeministrin Kurti.

Fjalët e tyre i ka përkthyer në shifra edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Sipas informatave nga terreni, kjo Ministri thotë se sivjet pritet të prodhohen 325 mijë tonë grurë.

“Procesi i fushatës së korrje shirjeve tashmë ka filluar në të gjitha komunat e Rrafshit të Dukagjinit, por komunat tjera të Rrafshit të Kosovës. Bazuar në informatat që kemi pranuar nga terreni, konsiderohet se gjendja e sipërfaqeve të mbjella me drithëra të bardha e në veçanti me grurë është e kënaqshme dhe pritjet tona janë që rendimenti mesatar të jetë nga 4500 deri rreth 5,000 kg për 1 ha. Prodhimtaria e përgjithshme këtë vit pritet të jetë rreth 325,000 tonë grurë”, kanë deklaruar nga Ministria për Express.

Për shifrën e saktë, thonë se duhet të pritet përfundimi i plotë i korrje-shirjeve, meqë kanë të dhëna vetëm për sipërfaqet që mbështeten me subvencione.

Bazuar në numrin e aplikimeve për subvencione, Ministria ka thënë se sipërfaqet e përgjithshme të mbjella me këtë kulturë janë mbi 65 mijë hektarë.

“Por, shënimet e plota se sa do të jetë rendimenti mesatar do të mund të sigurohen vetëm pas përfundimit të plotë të korrje-shirjeve, pasi janë Komunat ato që raportojnë edhe për sipërfaqet më të vogla se 1 ha, e për të cilat fermerët nuk mbështeten me subvencione në kuadër të Programit për Pagesa Direkte të MBPZhR-së. Nga numri i aplikimeve për subvencione, mund të themi se sipërfaqet e përgjithshme të mbjella me grurë janë mbi 65,000 ha”, thuhet në përgjigje.

Nga Ministria kanë dhënë detaje edhe se si subvencionohen fermerët për grurin.

“Në anën tjetër, mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për kulturën e grurit jepet për subvencionimin e sipërfaqeve/hektarëve të kultivuar me grurë, në vlerë prej 150 €/ha, për subvencionimin e pjesshëm për plehun artificial të përdorur tek gruri në vlerë prej 100 €/ha; subvencionimin e pjesshëm të çmimit të naftës për litër, në vlerë prej 0.36 €/litër, ose 54 €/ha, si dhe subvencionimin për sasi-kg të grurit të dorëzuar, në vlerë prej 0.04 €/kg. Vlerësimet tona janë që nevojat konsumuese për kokë banori janë nga 140 deri 153 kg grurë, gjegjësisht nga 91 deri 100 kg miell në vit”, ka deklaruar MBPZHR’ja.

Nga Shoqata e Mullistëve të Kosovës kanë thënë se është herët që të dilet me shifra të sakta. Kryetari i Mullistëve, Bashkim Zejnullahu, është shprehur skeptik se do të sigurohet e gjithë sasia për të cilën ka kërkesë dhe nevojë vendi.

“Nuk sigurohet 100 përqind sasia prej 300 mijë tonëve për të cilën kemi kërkesë edhe nevojë Kosova. Kosova konsumon diku 300 mijë tonë në vit”, ka deklaruar Zejnullahu për Express.

Mirëpo, e pranon se ky vit i ka zënë në befasi me rritjen e rendimentit.

“Herët është me u prononcu për të dhëna të sakta. Është e vërtetë që kemi një rritje të papritshme, është rritje që s’e kemi kalkulu as ne, por tash me dal me numra është shumë herët. Është pak edhe për ne, befasi na ka zanë. Nuk e kemi kalkulu këtë sasi, ta them sinqerisht. Unë mendoj se shumë është herët me u prononcu. Ne jemi në mes të sezonës së korrje-shirjeve, por nëse themi se kemi arrit me rrit kapacitetin me 10-20 përqind, ne jemi shumë të kënaqur”, ka deklaruar Zejnullahu.

Por, nëse shifrat që ka prezantuar Peci dalin të sakta, Zejnullahu thotë se vetëm duhet të përgëzohet Ministri. Ai sqaron se të dhënat i merr vetëm nga mullistët, duke theksuar se jo i gjithë gruri dërgohet nëpër mullinj, meqë ka që e ruajnë edhe nëpër shtëpi.

“Nëse Ministri thotë se ne kemi prodhim këtë vit 300 mijë tonë, them atëherë që e kemi siguru. Por, duhet të jenë 300 mijë tonë”, ka thënë ai.

Ai ka lavdëruar punën që ka bërë ministri për rritjen e sasive të grurit, ku tha se po të mos bëheshin ndryshime nga ai, vendi s’do të kishte as 30 përqind furnizimin me grurë.

“Ministri Peci ka bë punë shumë të madhe për rritjen e sasive të grupit. Po të mos ishin ndryshimet që i ka bërë Ministri Peci, sot nuk do t’i kishim as gjysmën e sasive që i kemi. Rritja e subvencioneve, afrimin e kushteve më të mira për punë, nuk kishte me ndodhë që ne me I prodhu as 150 mijë tonë. E përgëzoj Ministrinë për punën që ka bërë për fermerin, përndryshe sot Kosova nuk do të kishte as 30 përqind furnizim me grurë”, ka thënë Zejnullahu.

Gazeta Express ka dërguar pyetje qe dy ditë në Doganën e Kosovës për importin e grurit në këtë vit dhe gjatë vitit të kaluar, mirëpo si zakonisht, s’kanë kthyer përgjigje.

Naim Bytyqi përgjegjës për korrje-shirje në rajonin e Dukagjinit në një intervistë për FRONTAL të mërkurën në T7 ka folur për deklaratën e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, se Kosova e ka siguruar bukën për sivjet.

Bytyqi thotë se këtë vit situata është më e mirë si në sasi poashtu edhe në cilësinë e grurit dhe ka shtuar se në aspekt matematikor ministri Peci s’ka gënjyer.

“Fatmirësisht këtë vit është më mirë situata. Cilësia është shumë më e mirë. Këtë vit po pranojmë grurë cilësor.U bë temë kjo deklarata e ministrit, S’ka gënjyer në aspekt matematikor. Pak ka rëndësi çka ka thënë ministri në kuptim politik. Por me rëndësi është duke ardhur gruri cilësor”, ka thënë ai për FRONTAL.

Megjithatë ai thotë se s’mund të gjej se cilat janë meritat e ministrit e Bujqësisë, Faton Peci, për këtë situatë më të mirë me korrje-shirje, duke thënë se kushtet atmosferike sivjet kanë qenë më të përshtatshme dhe se fermerët janë vetdijësuar.

“Faktori kryesor janë kushtet klimatike diku 70 % dhe 30 vetëdijesimi i fermerëve”, ka thënë ai.

Ai ka kujtuar dështimin e vitit të kaluar, duke thënë se kur ndodh që punët nuk shkojnë siç duhet askush s’del që të marrë përgjegjësi, derisa thotë se sivjet të gjithë po vrapojnë për të marrë meritat.

“Ne gjithmonë kur ka të mirë, i marrim meritat, ndërsa kur diçka shkon keq, ikim dhe nuk japim llogari. Në vitin 2023 kur gruri dështoi, askush s’doli të marr përgjegjësinë dhe ku ishte ministri a e Bujqësisë për të ndihmuar fermerët. Në 2023 të gjithë fermerët janë dëmtuar dhe s’i kanë nxjerr ato mjete që i kanë investu, s’kanë mund ta nxjerrin as gjysmën e tyre”, është shprehur Bytyqi.

Sipas statistikave që ka ofruar Dogana e Kosovës për Gazetën Express, sivjet është importuar grurë në vlerë gati 10 milionë euro, ku pjesa më e madhe ka qenë grurë (jo durum).

Vitin e kaluar, sasia e grurit të importuar ka qenë mbi 36 milionë euro.

Shteti prej të cilit është importuar më së shumti edhe vjet edhe sivjet, është Serbia. Importi i grurit është bërë edhe nga Bosnia e Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, Greqia, Kroacia, Hungaria, Italia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë