Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova pritet t’i çojë sot propozimet në Bruksel për dinarin, O’Brien kërkon hap prapa dhe lejim të “euros apo dinarit” për pagesa

22/03/2024 - 18:58
në Kryesore, Lajme
A A
Kosova pritet t’i çojë sot propozimet në Bruksel për dinarin, O’Brien kërkon hap prapa dhe lejim të “euros apo dinarit” për pagesa
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas takimit të së martës ndërmjet kryenegociatorëve në Bruksel, palët ishin marrë vesh që deri sot të dërgonojnë propozimet e tyre në Bruksel për atë se si e shohin zgjidhjen e problemit me dinarin pas hyrjes në fuqi të Rregullores së re të BQK-së, rregullore të cilën kryeministri Albin Kurti ka refuzuar në mënyrë kategorike që ta pezullojë.

Në një konferencë për media të mbajtur sot në Qeveri, kryeministri Albin Kurti, është pyetur se cilat janë propozimet që Kosova i ka dërguar BE-së meqë sot është afati i fundit. Kreu i Qeverisë ka thënë se ende s’ka përfunduar dita e premte, duke lënë të kuptohet se Kosova ende s’ka dërguar ndonjë propozim në Bruksel.

“Ende s’ka përfunduar dita e sotme për dërgimin e propozimeve tona. BQK është lartë edhe para. Përveç që kanë marrë rregullore të re nga 27 dhjetori e vendimin plotësisht të pavarur, kanë ofruar edhe plan 10 pikësh për tarnzicion. Nëse ka pasoja në terren, në iu përgjigjemi. Ne s’jemi as lokomotiva as vagoni i parë”, ka thënë Kurti.

Lidhur me çështjen e dinarit dhe përpjekjet që po bëhen nga BE për të gjetur një zgjidhje, ka folur sot edhe Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien. O’Brien ka thënë se miqtë e Kosovës do të dëshironin që kjo rregullore të rishqyrtohej dhe të zbatohej në mënyrë që t’ua mundësojë serbëve lokalë të paguajnë për gjërat e përditshme.

Ai ka thënë se kjo nënkupton marrjen e një hapi prapa, dhe lejimin e hyrjes së një valute, euro apo dinarë. Për këtë çështje ka thënë se është duke diskutuar emisari sllovak, Miroslav Lajcak.

“Miqtë e Kosovës tani po thonë që do të dëshironin që kjo rregullore të rishqyrtohej dhe të zbatohej ashtu që u mundëson qytetarëve të vet që të paguajnë për gjërat e përditshme. Kjo nënkupton marrjen e një hapi mbrapa, lejimin e hyrjes së ndonjë valute, euro, dinarë, kjo është diçka për të cilën po diskuton Lajçaku”, ka thënë ai.

Dy ditë më parë nga Brukseli kanë theksuar se për dinarin po diskutohet një zgjidhje e përkohshme, ndërkohë që tashmë është bërë e ditur se palët do të vazhdojnë diskutimin për dinarin të hënën.

Zëdhënësi i BE’së Peter Stano i ka thënë Gazetës Express të mërkurën se aty do të diskutohen propozimet që palët kanë afat t’i dërgojnë deri sonte në ora 00:00.

Stano ka thënë se Bislimi dhe Petkoviq kishin diskutuar edhe “çështje të tjera në lidhje me dialogun, duke përfshirë gjetjen e zgjidhjeve për qytetarët e prekur nga vendimi i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme në vazhdim të takimit teknik të 27 shkurtit”.

“Takimi ishte i rëndësishëm për të vërtetuar fakte dhe për të sqaruar pyetjet e hapura. Palët ranë dakord të vazhdojnë diskutimet për këtë çështje të hënën e ardhshme, më 25 mars, me qëllim që të diskutohen propozimet konkrete për të gjetur një zgjidhje afatshkurtër të dakorduar”, kishte thënë Stano.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë