Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosovarët në Poloni: Nuk kemi frikë, qeveria dhe trupat e NATO-s kanë nën kontrollë situatën

16/11/2022 - 11:35
në Kryesore, Lajme
A A
Kosovarët në Poloni: Nuk kemi frikë, qeveria dhe trupat e NATO-s kanë nën kontrollë situatën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Në bazë të informacioneve tona si shoqatë në mesin e qytetarëve shqiptarë-kosovar që jetojnë në Poloni nuk ka frikë, ata janë duke respektuar rregullat dhe apelin qeverisë lokale që është aty“, kanë thënë nga shoqata Poloni-Kosovë

Shteti polak ende nuk ka dal me qëndrim zyrtar rreth sulmit me raketa në territorin polak ku mbetën të vdekur dy persona në një fshat polak, i cili ndodhet pranë kufirit me Ukrainën.

Ndonëse, sulmi është bërë me raketa të prodhimit rus dhe dyshimet u orientuan të jenë bërë nga Rusia, qeveria polake në bashkëpunim me NATO-n po vazhdon hetimet para se të jap versionin përfundimtar rreth këtij incidenti.

Derisa sot të dërguarit e NATO-s mbajnë një takim urgjent, me kërkesë të Polonisë , vend anëtar i NATO-s për të diskutuar rreth sulmit, edhe qeveria polake ka thirrur në takim Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Kryetari i Shoqatës Poloni- Kosovë, Haxhi Dulla ka thënë për Demokracia.com se Këshilli i Sigurisë Kombëtare pritet që sot të dal me deklarim zyrtar pas këtij takimi të thirrur.

Ai ka konfirmuar se institucionet e mbrojtjes së qeverisë polake dhe trupat e NATO-s po ashtu janë duke patrulluar në kufirin me Ukrainën.

“Presidenti polak ka ftuar Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do të shohim më tutje si do të reagojë, por duhet ta themi se Polonia është në NATO dhe kur është fjala për konflikt lufte ose konflikte të tilla rreth kufirit atëherë dhe NATO-ja është përgjegjëse dhe komunikata të mëtutjeshme ndoshta dhe më të sakta do të jepen bashkërisht nga të dyja palët”.

Megjithëkëtë, Dulla tha situata mbetet e tensionuar dhe ka panik në mesin e popullatës, por sipas tij ajo që po qetëson banorët është sidomos prezenca e këtyre pjesëtarëve të NATO-s përgjatë kufirit polak me atë ukrainas dhe apelet e vazhdueshme të qeverisë polake për ruajtje të qetësisë.

“Është me rëndësi që tani qeveria polake apelon për qetësi që mos të krijohen manipulime të ndryshme nëpërmjet komenteve. Komunikata që dha qeveria polake mbrëmë është se një raket nga ana e ukrainase është eksploduar në Poloni, brenda territorit polak 5-7 km dhe incidenti ishte i tillë, por, qeveria polake nuk dha asnjë informacion më tepër se nëse raketa ishte ruse apo ishte gjermane, polake…, dmth një raket prodhim rus”.

Dulla potencoi se ditëve të fundit, por sidomos dje ka pasur me qindra raketa ruse të drejtuara në territorin ukrainas shumë afër në kufirin me Poloninë.

“Ato raketa kanë determinimin deri në 200 km kështu që mund të jenë të drejtuara nga një largësi shumë më e lartë se kufiri i Polonisë”, tha ai duke bërë të ditur se situata është e brishtë që nga shkurti i këtij viti.

Siç ka deklaruar ai vërehet një mobilizim i institucioneve të Polonisë. “Në mbrojtje të territorit polak është vënë ushtria polake e cila është pjesë e përditshme e NATO-s. Institucionet publike, ato qeveritare lokale janë kudo në terrene në pjesën e kufirit rreth ukrainas, në kontakt të përhershëm me popullatën dhe sa më afër saj”.

Situata, sipas tij që nga mbrëmë është duke u stabilizuar me angazhimin e qeverisë”.

Ai tha se shqiptarët në Poloni janë të vendosur në diametër 200-300 km me kufirin ukrainas dhe në juglindje të Polonisë.

“Në bazë të informacioneve tona si shoqatë në mesin e qytetarëve shqiptarë apo kosovar që jetojnë në Poloni nuk ka frikë, ata janë duke respoektuar rregullat dhe apelin qeverisë lokale që është aty“, tha mes tjerash ai për Demokracia.com.

Ai ka apeluar te mediat shqiptare që të mos botojnë informacione që tensionojnë situatën. “Prandaj apeloj dhe te mediat në Kosovë në emër edhe të Shoqatës së miqësisë Poloni-Kosovë, gjithë shqiptarëve që janë në Poloni, por dhe polakëve që janë në Kosovë, të mos komunikojmë informacione të gabuara. Të mos shtojmë nga vetja informacione që mund të tensionojë situatën”, tha ai.

Takimi ugjent i NATOS-s që do të mbahet sot sipas Agjencisë së lajmeve Reuters, duke cituar dy diplomatë evropianë, mbahet në bazë të Nenit 4 të Traktatit të NATO-s. Ndërkaq, Rusia ka mohuar deklaratat e mediave dhe zyrtarëve polakë, se raketat ruse kanë rënë në fshatin polak Przewodo pranë kufirit me Ukrainën.

Rusia filloi pushtimin e fundit të Ukrainës në shkurt 2022 dhe në shtator ajo pretendoi të aneksojë katër rajone të vendit në Federatën Ruse, pas pushtimit dhe aneksimit të Krimesë në 2014.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë