Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Rrezarta Krasniqi, ka krikuar qeverisjen e VV-së duke thënë se rinia po ikën, ekonomia po zbrazwt kurse propaganda po lulëzon, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ajo ka thënë se 200 qytetarë kanë dalë jashtë vendit kurse sips VV-së Kosova kurrë s’ka qenë në mirë.
Postimi i plotë:
200 mijë qytetarë jashtë vendit. Por sipas VV-së, Kosova kurrë më mirë. Ndoshta vetëm se nuk po i shohin më ata që po ikin.
Rinia po ikën, ekonomia po zbrazet, ndërsa propaganda po lulëzon.
Tashmë është e qartë, Kosova po eksporton rininë me ritëm rekord. Produkti i vetëm që kjo qeveri duket se po e “eksporton” me sukses.
Kjo është qeverisja më e dobët që ka pasur Kosova ndonjëherë.
E tmerrshme!















