Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka vizituar sot Klinikën e Kirurgjisë Plastike në QKUK, për të vizituar kolegun nga ambasada shqiptare.
Me këtë rast, Malaj shprehu falënderim për të gjithë mjekët e QKUK-së, që me profesionalizëm trajtuan Françeskun.
“Respekt dhe mirënjohje për çdo mjek, infermier dhe punonjës shëndetësor që, me dije, përkushtim dhe zemër, i shërben shëndetit dhe jetës së njerëzve” shkroi ambasadori.
Ky është postimi i tij:
Gjatë një vizite në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në QKUK, në Prishtinë, për të vizituar kolegun e Përfaqësisë sonë, Françeskun, pata rastin të prek nga afër profesionalizmin, përkushtimin dhe humanizmin e stafit mjekësor.
Dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin tim të veçantë për të gjithë bluzat e bardha të QKUK-së, si dhe në mënyrë të posaçme për anesteziologun Dr.Damir Haxhitasim, kirurgun plastik
Dr.Ylber Zejnullahu, anesteziologen Dr. Ingerta Sahiti, dhe kirurgun plastik Dr.Korab Berisha për kujdesin, profesionalizmin dhe atmosferën e shkëlqyer që krijojnë gjatë ushtrimit të misionit të tyre fisnik.
Respekt dhe mirënjohje për çdo mjek, infermier dhe punonjës shëndetësor që, me dije, përkushtim dhe zemër, i shërben shëndetit dhe jetës së njerëzve.
Faleminderit për punën dhe humanizmin tuaj!
















