Ish deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për gjendjen e televizionit publik RTK-në, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Krasniqi ka thënë se Kurti duhet të largohet nga pozita e kryeministrit sepse sipas saj po po e shkatërron çdo institucion dhe gjithçka që është ndërtuar për këto 25 vite.
Postimi i plotë:
📺 Albin Kurti, klithte për RTK-në sa ishte në opozitë, sot po e mbyt në pushtet.
🛑 RTK ka mbetur pa paga, sepse Kurti nuk është i aftë të bëj zgjidhje dhe as të ndjekë praktikat ligjore që i gjeti gati.
Ky është modeli i tij: shkatërro institucionet, nënshtro mediat, dhe fajëso të tjerët.
RTK është e qytetarëve, JO e qeverisë!
Ky njeri duhet të largohet sa më parë nga ajo pozitë sepse po e shkatërron çdo institucion dhe gjithçka që është ndërtuar për këto 25 vite.












