Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: Burgu i Dubravës do të rritet për disa kate, do të mbushet me njerëz të afërm të Kurtit

26/08/2023 - 15:40
në Lajme
A A
Krasniqi: Burgu i Dubravës do të rritet për disa kate, do të mbushet me njerëz të afërm të Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, i ka quajtur të papranueshme ndërhyrjet e pushtetit në sistemin e drejtësisë. Sipas saj, për tri vite mandat më shumë ka pasur arrestime të njerëzve të afërt me Albin Kurtin.

Deputetja e LDK-së, ka folur edhe për dështimet siç ka thënë në politikën e jashtme e sanksionet e BE-së e ShBA-së. Ndërkaq, sa i përket shtensionimit të veriut, Krasniqi pret të bëhet me dorëheqje të kryetarëve aktual.Krasniqi ka thënë se burgu i Dubravës po mbushet me njerëz të afërm të Kurtit.Ajo ka thënë se Qeveria Kurti është kampione e shkeljeve të Kushtetutës, teksa përmend arrestimet e fundit për shkak të rezervave shtetërore.

“Prej tash e tri vite sa po i bën kjo Qeveri, kemi pasur shumë arrestime sa i përket njerëzve të afërm të kryeministrit Kurti. Ju e dini se nëpër fushata gjithmonë ka qenë ajo deklarata e tij se ‘Burgu i Dubravës do të rritet për disa kate’ dhe tash po shohim që po shkojnë vetëm njerëz të afërm të kryeministrit Kurti, siç është miku i tij Ridi e deri te asamblisti i VV-së në Prishtinë, i cili u arrestua me substanca narkotike”, ka thënë Krasniqi.

Ajo ka folur edhe për ndërhyrjet e pushtetit në sistemin e drejtësisë, duke e quajtur të papranueshme. Ajo ka pasur edhe kritika për akuzat e ministrave, duke thënë se kjo Qeveri më shumë po i bën vetës opozitë.

“Po është ndërhyrje sepse kur nuk po kanë çfarë të bëjnë, po dalin dhe po bëjnë video me i mbulu ato të këqijat se nuk kanë të mira me i tregu vendit, flasin ministrat për disa tema që janë aktualisht jashtë situatës që është duke ndodhur te ne, mirëpo këta siç duket e kanë vetëm në opozitë dhe po duke sikur po i bëjnë opozitë vetës sepse ato janë bumerang çfarë është duke bërë kjo Qeveri sepse për të gjashtën herë shkelet Kushtetuta nga ministrat”, ka thënë ajo.

Ndërsa për mundësinë që veriu të shkojë në zgjedhje të parakohshme, Krasniqi pret të ndodh me anë të dorëheqjeve të kryetarëve. Kjo sipas saj, do të implementim i Marrëveshjes së Bratislavës.

“Duke u nisur nga deklaratat të Kurtit që asnjë deklaratë e as një premtim nuk iu është përmbajt dhe unë mendoj dhe do të ishte e rrugës që kryetarët aktual të dorëhiqen, mos të bëhet peticioni, për arsye se merr kohë më shumë dhe kjo situatë duhet të zgjidhet sa më shpejt, të dorëhiqen kryetarët sepse e dimë se si janë zgjedhur, janë zgjedhur në mënyrë demokratike por nuk ka pasur masë të madhe të votuesve. Ata do duhej të dorëhiqen dhe të dalin të deklarohen se si janë marrë vesh në Marrëveshjen e Bratislavës”, u shpreh ajo.

Krasniqi ka folur edhe për sanskionet e vendosura nga Bashkimi Evropian e ShBA-ja. Kjo sipas saj po ndodh për herë të parë, teksa sheh më shumë regres në politikën e jashtme.

“Për herë të parë në historinë e Kosovës del një kryeministër dhe e quan naiv sekretarin e ShBA-së. Për herë të parë një ministre e Punëve të Jashtme e quan BE-në një tigër prej letre, për herë të parë që një kryeministër me ministrat e tij që për të gjashtën herë e shkelin Kushtetutën. Për herë të parë është një kryeministër që i mbron njerëzit e korruptuar. Me krejt ato kauzat që kanë ardh në pushtet, të gjitha tani i kanë shkelë, pra sa i përket marrëdhënieve tona ShBA-Kosovë, e keni parë që kanë deklaruar se nuk do të lobojnë për Kosovën, për arsye të mosdakordimit të politikave të Albin Kurtit në veri”, u shpreh Krasniqi, teksa e konsideron që për këto vite në krye të qeverisjes ka pasur më shumë regres në politikën e jashtme.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë