Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi e njofton kryesinë e PDK-së për dështimin e shpërndarjes së Kuvendit: Do të jemi opozitë e fuqishme

30/05/2024 - 18:53
në Kryesore, Lajme
A A
Krasniqi e njofton kryesinë e PDK-së për dështimin e shpërndarjes së Kuvendit: Do të jemi opozitë e fuqishme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryesia e PDK-së ka mbajtur një mbledhje ditën e sotme.

Kryetari i partisë, Memli Krasniqi, e ka njoftuar kryesinë për dështimin e dërgimit të vendit në zgjedhje.

Ai ka theksuar se PDK do të mbetet zë i fuqishëm opozitar.

Njoftimi:

Takohet kryesia e PDK-së dhe kolegjiumi i kryetarëve të degëve: PDK është e vendosur për t’i dhënë fund keqqeverisjes

Prishtinë, 30 maj – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar sot takime të ndara me kryesinë e partisë dhe me kolegjiumin e kryetarëve të degëve të PDK-së, ku temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit politike në vend.

Kryetari Krasniqi ka shprehur keqardhjen e tij për humbjen e mundësisë për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, pasi thirrja dhe propozimi i PDK-së për koordinim mes partive më të mëdha politike lidhur me këtë proces nuk e ka gjetur mbështetjen e nevojshme.

Kryetari Krasniqi ripërsëriti se Partia Demokratike e Kosovës e ka dëshmuar seriozitetin e saj për t’i dhënë fund keqqeverisjes aktuale dhe se vazhdon të jetë e gatshme për cilindo variant që do të mundësonte zgjedhje të parakohshme. Deri atëherë, Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë zëri më i fuqishëm opozitar në vend.

Duke theksuar se Kosovës i duhet një Qeveri kredibile, e përgjegjshme dhe kompetente, që në qendër e vendosë interesin qytetar, Kryetari Krasniqi tha se PDK e ofron alternativën më të mirë për qytetarët e vendit, përmes vizionit dhe programit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

JU REKOMANDOJMË

Daut Haradinaj: Duhet reagim urgjent në sektorin e qumështit, një shtet serioz i ndihmon fermerët e përpunuesit

Daut Haradinaj: Duhet reagim urgjent në sektorin e qumështit, një shtet serioz i ndihmon fermerët e përpunuesit
27/08/2026 - 18:32

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se duhet të ketë një reagim urgjent sa i përket sektorit të qumështit. Sipas tij, ky sektor është një nga shtyllat...

Më shumëDetails

Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it vizitë në Mitrovicë: Përgjegjësia e misionit mbetet e njëjtë

Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it vizitë në Mitrovicë: Përgjegjësia e misionit mbetet e njëjtë
27/08/2026 - 18:29

Komandanti i Njësisë Speciale Shumëkombëshe (MSU) të KFOR-it, koloneli Gianfranco Di Fiore, ka vizituar pjesëtarët e MSU-së që veprojnë në Mitrovicë. Sipas KFOR-it, gjatë vizitës Di Fiore ka...

Më shumëDetails

Kurti: Suksesi i Donjetës, sukses për sportin e Kosovës

Kurti: Suksesi i Donjetës, sukses për sportin e Kosovës
27/08/2026 - 18:23

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar boksieren Donjeta Sadiku për suksesin e arritur në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke e cilësuar fitoren e saj si...

Më shumëDetails

Gjenerali shqiptar që e mposhti Mladiqin: Nuk ishte kurrfarë ushtari, ishte “trim” vetëm kundër civilëve

Gjenerali shqiptar që e mposhti Mladiqin: Nuk ishte kurrfarë ushtari, ishte “trim” vetëm kundër civilëve
27/08/2026 - 18:14

Gjenerali Rahim Ademi dhe njësitë e tij të Ushtrisë së Kroacisë i mundën në shtator të vitit 1991, pranë Shibenkikut, forcat serbe nën komandën e Ratko Mlladiqit. Rruga...

Më shumëDetails

Kurti me Gërvallën në IML për mbetjet mortore që u gjetën në Veri: 4 mostra janë dërguar në Hagë për analiza

Kurti me Gërvallën në IML për mbetjet mortore që u gjetën në Veri: 4 mostra janë dërguar në Hagë për analiza
27/08/2026 - 17:56

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku janë vendosur mbetjet mortore të cilat dyshohet...

Më shumëDetails

Ramadani: Në spitalet e shtetit tonë, edhe glukoza vjen nga Serbia

Ramadani: Në spitalet e shtetit tonë, edhe glukoza vjen nga Serbia
27/08/2026 - 17:27

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, tha se glukoza e prodhuar në Vërshac të Serbisë po blihet nga institucionet e Kosovës. “Në spitalet e shtetit tonë, edhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    443 Shpërndaje
    Shpërndaje 177 Tweet 111
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë