Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur të varfër projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2023.
Sipas deputetes Krasniqi, në buxhetin e vitit të ardhshëm nuk ka asnjë investim madhor kapital.
Ajo ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të planifikojë ndarje buxhetore për realizimin e disa projekteve me rëndësi të veçantë për qytetin e Vushtrrisë.












