Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi i bindur se aktakuza ndaj krerëve të UÇK-së do të rrëzohet, rekomandon çka mund të ndihmonte Qeveria

04/04/2023 - 15:45
në Lajme
A A
Krasniqi i bindur se aktakuza ndaj krerëve të UÇK-së do të rrëzohet, rekomandon çka mund të ndihmonte Qeveria
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori universitar Milazim Krasniqi në një prononcim për Ekonomia Online ka komentuar gjykimin e në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se aktakuza e Prokurorisë i ngjasonte një aktakuze të shkruar nga Beogradi ose Moska.

Sipas tij, kjo aktakuzë pretendon ta inkriminojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën çlirimtare, teksa nuk merret me katër të akuzuarit.

“Aktakuza e Prokurorisë është aktakuzë si të shkruhej në Beograd ose në Moskë, është një aktakuzë që pretendon ta inkriminojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën çlirimtare. Ajo aktakuzë merret me strukturën organizative, me komunikata, me zonat operative, me politikat e ndryshme dhe jo më të katër të akuzuarit, ashtu që është një akuzë që absolutisht është morbide në shumë elemente të saj, është përtej asaj çka mund të adresohet tek një përgjegjësi eventuale e katër njerëzve”.

Krasniqi tha se e ka përcjell me vëmendje seancën dhe shprehet i bindur se argumentet e avokatëve do të fitojnë e se aktakuza do të rrëzohet.

“Korniza e Prokurorisë është një tentativë për ta ndërruar narrativen për Kosovën dhe për ta inkriminuar luftën e Kosovës. Unë sot e përcolla mbrojtjen, veçmas të Gregori Kehoe dhe e pashë që avokatët e kanë rrënuar totalisht akuzën për këdo. Unë jam i bindur edhe për trupin gjykues që e kanë dëgjuar, është e qartë që aktakuza është në këmbë të drujta dhe nuk do të mund ta përballojë argumentimin e avokatëve, ashtu që pas kësaj që pashë sot është bukur shpresëdhënëse që ajo aktakuzë do të denoncohet, do të rrënohet sepse thjeshtë është e bazuar në një koncept ideologjik për ta inkriminuar UÇK-në dhe jo për të vendosur drejtësi”.

I pyetur se çfarë do të mund të bënte Kosova si shtet në këtë drejtim, ai tha se meqenësë nuk është “shtet normal” mundësitë janë të kufizuara, por se Qeveria do të mund të ndihmonte me fonde dhe lobim.

“Ne po flasim sikur ne jemi një shtet normal, Kosova nuk është shtet plotësisht normal, sepse Kosova është nën rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe sigurinë në Kosovë e bënë KFOR-i. Kosova nuk është anëtare e OKB-së, nuk është as anëtare e OSBE-së, nuk e pranojnë pesë shtete të BE-së, pra Kosova në këtë aspekt Kosova i ka pasur mundësitë e kufizuara. Tjetër çështje është se sa ka vullnet dhe sa ka dëshirë, ajo është çështje tjetër. Qeveria e Kosovës mund të ndihmojë me fonde, mund të ndihmojë me lobim, mund të ndihmojë me financime, sponsorizime të ndryshme, por jo më shumë sepse Kosova nuk ka kapacitete për të ndryshuar politikat ndërkombëtare”.

Ai tutje tha se nga seanca ka parë “arrogancën” e Prokurorisë, mirëpo në anën tjetër edhe përgatitjen e avokatëve mbrojtës, raporton EO.

“Unë nuk nisem nga anologjitë, unë nuk nisem nga pretendime hipotetike, unë pashë që Prokuroria ka një arrogancë të madhe në pretendimet e saj, por sot pashë avokatët që thjeshtë janë jashtëzakonisht të përgatitur dhe që sollën argumente bindëse që krejt pretendimi i Prokurorisë është fals dhe i konstruktuar ashtu që krejt beteja mbetet që të shihet në sallën e gjyqit. Nuk do të ndihmojë përvoja në tribunalin penal, nuk do të ndihmojë as gjë tjetër përveç se ajo që ndodh në sallën e gjyqit”.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë