Në një deklaratë të fundit, i dërguari special i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar se takimi i ardhshëm në Bruksel do të përqendrohet në mënyrën e zbatimit të marrëveshjes për hapjen e Urës së Ibrit.
Ky deklarim ka nxitur reagimin e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ebert Krasniqi, i cili ka shprehur shqetësim për ndryshimin e qëndrimit të BE-së ndaj kësaj çështjeje.
Krasniqi e ka pyetur Lajçakun se, pse BE-ja e ka ndryshuar qëndrimin nga “ura duhet të hapet pa vonesa”, në “duhet me shumë bisedime” për urën e Ibrit.
“I dashur Miroslav Lajcak, BE-ja vetëm së fundi ka thënë se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialog. Më parë, ajo kishte deklaruar vazhdimisht se “ura duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa apo pengesa të mëtejshme”, sipas KR-ve midis ’18-’22.
Është e qartë se ka një ndryshim në qëndrimin e BE-së për të njëjtën çështje. Kështu, është e drejtë t’u thuash njerëzve, pse ndryshoi qëndrimi)? Çfarë ka ndryshuar nga viti 2023 në 2022 që BE të kalojë nga ‘hapja e urës pa vonesa të mëtejshme’ në ‘duhet më shumë bisedime’?”, ka shkruar Krasniqi.












