Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka komentuar pagesën për rrymë të serbëve të veriut të Kosovës.
Sipas tij, Qeveria Kurti ka paguar 113 milionë euro për rrymën e shpenzuar nga serbët. Ai ka shkruar se Qeveria Kurti bënte filma me targat.
“Qeveria Kurti i ka paguar 113 milionë euro (nga taksat tona) për rrymën e shpenzuar nga serbët në veri, ndërsa bënte filma me targat, demek nuk ua lë targat e vjetra. More, detyroji ta paguajnë energjinë që e shpenzojnë e hiqu filmave ne targa! Targat presin, siç edhe po presin. E pakta, ato nuk po na i zhvatin milionat.” – shkroi ai.











