Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: Me këtë draft që kemi, s’duhet të bëhet asnjë Asociacion

16/03/2024 - 10:23
në Lajme
A A
Krasniqi: Me këtë draft që kemi, s’duhet të bëhet asnjë Asociacion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se duhet të ketë negocim në bisedime deri në pikën ku nuk kalohet ligji dhe Kushtetuta e Kosovës.

“Janë edhe 5-6 tema tjera prej mënyrës së financimit, sepse e vërtetë që do të kishte transparencë në kuptimin e asaj që vin në Bankën Qendrore mjetet edhe ti i sheh, po pastaj auditimi çfarë kompetence ka përveç që ka me thanë se nuk e keni auditu mirë, nuk ka penallti pas saj. Ekzistojnë shumë probleme të tjera por ajo që po insistoj dhe po e them në momentin kur ti nuk vepron, nuk ke partneritet, nuk dëshiron me diskutu, ke probleme në komunikim siç ka thënë Escobar, atëherë normalisht që mbetesh në pak pozicion nuk lëviz përpara.“Krejt këto është dashur me i zgjedh vet me i propozu vet, edhe pastaj me shku duke diskutu edhe me pas negocim vetëm deri në vijën ku nuk kalohet ligji dhe Kushtetuta e Kosovës. Kjo nuk ka ndodh në këtë qeveri dhe unë nuk pres që ka me ndodh në muajt e ardhshëm”, tha Krasniqi në emisionin “Blic Interview”

Kryetari i PDK-së, thotë se me këtë draft që kemi, nuk bën të bëhet asnjë Asociacion.

Krasniqi potencon se nëse para dy vitesh do zbatohej vendimi për Manastirin e Deçanit, sot do të kishim një marrëveshje krejt tjetër.

“Me këtë draft nuk bën me ba asnjë Asociacion, por ai është kryeministër, ai është dasht që dy vite me ofru draftin e vet. Këtu është problemi, ky nuk po lëviz. Ky ka nis me paralajmëru që mundem me bo një draft dhe është njësoj sikur me Manastir, ta kish zbatu para dy vitesh vendimin për Manastirin e Deçanit, dhe ta kishte ofru atëherë draftin, sidomos në kohën kur ka fillu agresioni rus mbi Ukrainën, dhe me kërku me bo marrëveshjen na kishim pas krejt tjetër marrëveshje, nuk na kish mbet kjo marrëveshje. Nenin 6 në marrëveshjen bazike e kemi për shkak të moszbatimit të vendimit për ‘Manastirit të Decanit’. Këta po munohen me manipulu tu thanë vetmenagjim, cfarë vetmenagjimi ajo është autonomi”, u shpreh ai.

Tutje Krasniqi thotë se Kurti shitet si guximtarë, por ky ka mungesë të guximit.

Ai shton se Kurti nuk ka marrë asnjëherë vendime që i sjellin dobi vendit dhe qytetarëve.

“Këtu është gabimi total i veprimeve të tij, këtu është mungesa e kompetencës që ky e ka në qevrisje. Këtu është mungesa e guximit sepse ky shitet si guximtar i madh por ky guxim nuk ka, në qeverisje, lidership. Guxim është me marrë veprime të rëndësishme të cilat munden të mos jenë të popullarizuara në një moment por që janë të duhura dhe të drejta, dhe që i sjellin dobi edhe vendit edhe qytetarëve, dhe kështu vendimesh Albin Kurti nuk ka marrë”, shtoi Krasniqi

JU REKOMANDOJMË

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë