Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi përmend lavdet ndaj Ivanoviqit, pyet për kë punon Albin Kurti

06/04/2023 - 18:27
në Lajme, Pa kategori
A A
Krasniqi përmend lavdet ndaj Ivanoviqit, pyet për kë punon Albin Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi thotë se puna e Qeverisë Kurti në këto dy vite në pushtet është karakterizuar me afera korruptive, skandale dhe dështime të njëpasnjëshme, raporton GazetaBlic.

Krasniqi në seancën plenare të Kuvendit ka përmendur edhe ambasadorin Martin Berishaj, ku thekson se pavarësisht fakteve dhe akuzave për të, Berishaj vazhdon të mbetet në pushtet.

“Aferat korruptive, skandalet dhe dështimet e njëpasnjëshme janë temat kryesore që e karakterizojnë këtë qeveri në dy vitet e para të punës. Kjo u konfirmuar së fundmi edhe në raportin e publikuar për Kosovën nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku shpërfaqet paaftësia dhe dështimet e Qeverisë Kurti për të ndërtuar institucione kredibile, të përgjegjshme dhe të pakorruptuara.

Ky raport fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin e rasteve të tilla, mungesën e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje apo dhunën seksuale, dhe ngre shqetësimin se si zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të mbajnë pozicione të larta në sektorin publik. Kjo është e vërteta e kësaj Qeverie, e cila, në dy vitet e para të punës nuk ia solli asnjë të mirë vendit, por krijuan veç skandale të cilat kanë përfshirë të gjitha sektorët”, thotë Krasniqi.

“E emërues i përbashkët mbetet ambasadori Martin Berishaj, i cili, përkundër raportimeve, fakteve dhe akuzave, vazhdon të mbetet në detyrë pa dhënë asnjëherë llogari për miliona euro të shpërdoruara e të dyshimta. Ai quditërisht është marrë në mbrojtje nga krerët e shtetit, të cilët në kushte normale do duhej të distancoheshin nga Martin Berishaj, pas këtyre akuzave”, shtoi Krasniqi.

“Për herë të parë kemi dëgjuar një Kryeministrin duke thurur laved edhe për kriminelë të tjerë, si rasti i Oliver Ivanoviqit, duke thënë se ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit në qytetit të tij, ndërkohë që i njëjti ishte i akuzuar për krime lufte në vitin 1999 si dhe për vrasje të rëndë në vitin 2000, ku ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me nëntë vjet burg. Ne të gjithë jemi ndi keq kur kemi dëgjuar atë deklaratë, por imagjinojeni tani se në çfarë gjendje emocionale kanë qenë familjarët që ende nuk din asgjë për fatin e me të dashurve të tyre”, thotë ajo.“Ndonjëherë të bën të mendosh se për kë në të vërtetë punon ky njëri, i cili i ka dyert e mbyllura në Shtëpinë e Bardhë, sepse përveç vizitave në kompanitë amerikane, aty nuk u pa asnjëherë.E duke mos ditur nga t’ia mbai, ai ka filluar të sulmoj LDK-në.

Por në të vërtetë halli i tij diku tjetër, 51% ka filluar të shëmbet më të madhe, e nuk po di si ti mbajë në parti as deputetët që kanë filluar t’i ikun, pasi e kanë kuptuar të vërtetën e tij të hidhur prej një mashtruesi. Që fatkeqësisht dështimet dhe mungesën e rezultateve të kësaj qeverie më së keqi po i përjetojnë qytetarët në përditshmërinë e tyre”, tha Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

Sveçla për mungesën e uniformave: Procedurat e prokurimit nuk do ta ndalin zhvillimin e Policisë së Kosovës

Sveçla për mungesën e uniformave: Procedurat e prokurimit nuk do ta ndalin zhvillimin e Policisë së Kosovës
06/11/2026 - 17:41

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Qeveria do të vazhdojë ta mbështesë Policinë e Kosovës, duke theksuar se as procedurat administrative e...

Më shumëDetails

Kurti me porosi për policët e rinj: Integriteti dhe profesionalizmi mbi të gjitha

Kurti me porosi për policët e rinj: Integriteti dhe profesionalizmi mbi të gjitha
06/11/2026 - 17:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës ku ka bërë të ditur se në këtë...

Më shumëDetails

Patën probleme për kapela në ceremoninë e diplomimit, Kurti flet për arritje tjera të policisë: Buxheti u shtua mbi 50%

Patën probleme për kapela në ceremoninë e diplomimit, Kurti flet për arritje tjera të policisë: Buxheti u shtua mbi 50%
06/11/2026 - 17:11

Kryeministri Albin Kurti është lavdëruar me “mbështetjen” që Qeveria e tij i ka dhënë Policisë së Kosovës, duke thënë se ajo ka qenë shumë më e lartë sesa...

Më shumëDetails

118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin

118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
06/11/2026 - 17:02

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, ka thënë se guximi i një polici nuk dëshmohet...

Më shumëDetails

Pakënaqësi me pagat, punëtorët e KEK-ut thërrasin protestë

Pakënaqësi me pagat, punëtorët e KEK-ut thërrasin protestë
06/11/2026 - 16:55

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) pritet të dalin në protestë më 12 nëntor. Protesta, sipas Sindikatës së Re të KEK-ut, ka të bëjë me pakënaqësitë me...

Më shumëDetails

Prokuroria nis hetimet ndaj punonjësit të Raiffeisen Bank për publikimin e transaksioneve bankare të Përparim Ramës

SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare
06/11/2026 - 16:44

Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë konfirmuar se tashmë kanë nisur edhe procedurat hetimore për rastin e punëtorit të “Raiffeisen Bank” i cili dyshohet se pa autorizim është qasur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Rrihet sërish gazetari i showbizit, Elton Tozaj (Pamje)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Cila ishte marrëveshja me Gjykatën Speciale për atë se si do të dorëzohej Hashim Thaçi në EULEX- flet Çollaku për herë të parë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë