Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krimet ekonomike nisin hetimet për renovimin e Stadiumit të Gjilanit – anulohet projekti

09/08/2024 - 20:28
në Ekonomi, Lajme
A A
Krimet ekonomike nisin hetimet për renovimin e Stadiumit të Gjilanit – anulohet projekti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtoria e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës ka filluar hetimet nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në projektin 15 milionësh për renovimin e stadiumit të qytetit të Gjilanit.

Me vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit të publikuar të premten, është ndërprerë aktiviteti për renovimin e stadiumit, ndërsa Paparaci merr vesh se për projektin në fjalë hetime ka nisur Policia e Kosovës.

Saktësisht, në bazë të një dokumenti të siguruar nga Paparaci, Drejtoria e Krimeve Ekonomike ka nisur hetimet për dosjen e tenderimit për fazën e parë të “Renovimit të Stadiumit të Qytetit të Gjilanit”. Kjo fazë arrin shumën prej 15 milionë eurove.

Hetimet kanë nisur më 21 qershor të këtij viti, nën dyshimet për “Keqërdorim të detyrës zyrtare”.

“Njësia e Hetimeve Financiare nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit duke u bazuar në autorizimet e Prokurorisë Themelore në Prishtinë jemi duke zhvilluar hetime në lidhje me dyshimin se kemi të bëjmë me veprën “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, andaj kërkojmë nga ju që të na siguroni dosjet e kontratës së Renovimit të Stadiumit të Qytetit të Gjilanit”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Paparaci.

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka bërë të ditur se më 9 gusht ka anuluar tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit për shkak se i njëjti nuk është bërë në harmoni me nenin 59 të LPP-së.

“Paneli shqyrtues duke i pasur parasysh rekomandimet dhe sqarimet e dhëna nga eksperti shqyrtues deklaron se ekzaminimi vlerësimi i tenderit nuk është bërë në harmoni me nenin 59 të LPP-së andaj edhe AK duhet të anuloj aktivitetin e prokurimit dhe të njëjtin nëse ka interes ta ritenderoj”, thuhet në vendimin e panelit shqyrtues.

Në shtator të vitit të kaluar, ministri Hajrulla Çeku kishte nënshkruar një memorandum për stadiumin e qytetit të Gjilanit në vlerë prej 15 milionë eurove. Sipas zotimeve të ministrit Çeku, stadiumi i Gjilanit do të arrinte kategorinë e katërt të UEFA-s për stadiume.

Rinovimi i stadiumit të qytetit në Gjilan ka filluar nga viti 2017, derisa disa herë janë anuluar tenderat e shpallura.

JU REKOMANDOJMË

Hykmete Bajrami: Do të kandidoj për kryetare të LDK-së, e zyrtarizoj kur të bindem se ka një proces të drejtë

Nënkryetarja e LDK-së reagon pas publikimit të sondazheve: Kujtojini zgjedhjet lokale dhe “kredibilitetin” e matësve një natë para tyre
05/11/2026 - 22:40

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar për të parën e partisë. Derisa ka thënë se kandidaturën do ta zyrtarizojë kur të bindet se...

Më shumëDetails

Kurti, Dejona, Haxhiu dhe Sylejman Selimi vizitojnë familjen e Rexhep Selimit

Kurti, Dejona, Haxhiu dhe Sylejman Selimi vizitojnë familjen e Rexhep Selimit
05/11/2026 - 22:32

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me Sylejman Selimin e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë mbrëmjes së sotme kanë vizituar familjen e Rexhep Selimit. Kjo është bërë...

Më shumëDetails

Aktakuza ndaj Dukagjin Lekajt për tentimvrasjen në “Bon Vivant”

Aktakuza ndaj Dukagjin Lekajt për tentimvrasjen në “Bon Vivant”
05/11/2026 - 22:18

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 29 tetor 2026 ka ngritur aktakuzë ndaj Dukagjin Lekajt (Dukagjin Nikollaj), të cilin e ngarkon për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje...

Më shumëDetails

Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë

Bajrami: Nën qeverisjen e Kurtit, Kosova ndodhet në gjendjen më të keqe ndonjëherë
05/11/2026 - 22:02

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qenë e intervistuar si dëshmitare për atë që unë kam folur për “mafinë energjetike”. Për...

Më shumëDetails

Haliti: Protestat më shumë e kanë dëmtu sesa që e kanë ndihmu procesin në Hagë

Haliti: Protestat më shumë e kanë dëmtu sesa që e kanë ndihmu procesin në Hagë
05/11/2026 - 21:49

Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar aktivitetet dhe protestat e organizuara në prag të vendimit të 16 shtatorit në...

Më shumëDetails

Këta janë dy të arrestuarit në aksionin e Krimeve Ekonomike në Prizren – dyshime për kontrabandë me barna, sekuestrohen mijëra paketime

Këta janë dy të arrestuarit në aksionin e Krimeve Ekonomike në Prizren – dyshime për kontrabandë me barna, sekuestrohen mijëra paketime
05/11/2026 - 21:32

Aksioni i Krimeve Ekonomike kundër kontrabandës së dyshuar me barna në Prizren, për të cilin Gazeta Sinjali raportoi më herët, ka përfunduar me arrestimin e dy personave dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Rrihet sërish gazetari i showbizit, Elton Tozaj (Pamje)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Cila ishte marrëveshja me Gjykatën Speciale për atë se si do të dorëzohej Hashim Thaçi në EULEX- flet Çollaku për herë të parë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Nga Moska, Vulin mohon arratisjen, por nuk tregon nëse do të kthehet në Beograd

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë