Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryeministri Kurti i shpreh ngushëllime familjes Kasapi, kjo është letra që ua përcolli familjes

26/11/2025 - 15:26
në ShowBiz
A A
Kryeministri Kurti i shpreh ngushëllime familjes Kasapi, kjo është letra që ua përcolli familjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjes Kasapi, pas ndarjes nga jeta të këngëtarit, artistit shqiptar Shpat Kasapi.

Përmes një telegram ngushëllimi, kryeministri shkroi se një ikje e tillë, e papritur dhe e parakohshme, dhemb shumë dhe vjen si e padrejtë.

“Humbja e tij na ka prekur të gjithëve, pa marrë parasysh profesionet apo gjeneratat. Shumë breza të pasluftës janë rritur me figurën e tij dhe këngët emblematike. Ai ka mbajtur një vend të veçantë në zemrat e të gjithëve si një djalë punëtor, i qeshur, dhe mbi të gjitha, shumë karizmatik”, u shpreh kryeministri.

Në letër ai shkroi se muzika e tij ka arritur të bashkojë shqiptarë gjithandej botës, por më së shumti ka bashkuar shqiptarët e Kosovës e të Luginës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Ngushëllime gjithë familjes Kasapi, komunitetit artistik, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ngushëllime zonjës Gjylymser, zonjës Selvije dhe djalit Roel. Zoti u dhashtë forcën për të përballuar këtë humbje”, thuhet në telegramin e kryeministrit Kurti.

Telegrami i plotë:

E nderuar familja Kasapi,

Me zemër të rënduar pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Shpatit. Një ikje e tillë, e papritur dhe e parakohshme, dhemb shumë dhe vjen si e padrejtë. Tingëllon edhe e pavërtetë, aq i ri ishte dhe gjithë atë energji e mbante dhe e rrezatonte.

Humbja e tij na ka prekur të gjithëve, pa marrë parasysh profesionet apo gjeneratat. Shumë breza të pasluftës janë rritur me figurën e tij dhe këngët emblematike. Ai ka mbajtur një vend të veçantë në zemrat e të gjithëve si një djalë punëtor, i qeshur, dhe mbi të gjitha, shumë karizmatik. Komuniteti artistik ka humbur njërin nga figurat më të dashura të tij, sepse secili prej tyre ka vetëm fjalë të mira për Shpatin. Muzika e tij ka arritur të bashkojë shqiptarë gjithandej botës, por më së shumti ka bashkuar shqiptarët e Kosovës e të Luginës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ky kontribut i tij do të mbetet përherë i pashlyeshëm.

Ngushëllime gjithë familjes Kasapi, komunitetit artistik, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ngushëllime zonjës Gjylymser, zonjës Selvije dhe djalit Roel. Zoti u dhashtë forcën për të përballuar këtë humbje.

Me respekt të thellë,

Albin Kurti

Kryeministër i Republikës së Kosovës

JU REKOMANDOJMË

Sinan Vllasaliu pritet të këndojë në dasmën e Dua Lipës me Callum Turner?

Sinan Vllasaliu pritet të këndojë në dasmën e Dua Lipës me Callum Turner?
03/06/2026 - 08:43

Superylli me famë botërore, Dua Lipa, raportohet se i ka dhënë fund beqarisë në fshehtësi të plotë. Sipas materialit, më 31 maj këngëtarja ka kurorëzuar dashurinë me partnerin...

Më shumëDetails

Linda Halimi shfaqet ‘zjarr’ nga pishina

Linda Halimi shfaqet ‘zjarr’ nga pishina
02/06/2026 - 19:33

Është një nga këngëtaret me të pëlqyera për publikun shqiptar. Më zërin e saj, ajo ka arritur të bëjë për vete një audiencë të madhe anë e këndë...

Më shumëDetails

Adelina nis pushimet, ekspozon trupin si ‘peshk’

Adelina nis pushimet, ekspozon trupin si ‘peshk’
02/06/2026 - 18:05

Adelina Tahiri është një nga këngëtaret me të komentuar të shoë bizit shqiptar. Ajo ka kohë që nuk është duke sjell ndonjë projekt muzikor, mirëpo kaq indiferente nuk...

Më shumëDetails

Xheneta Fetahu i bën vetes dhuratë një veturë të re luksoze

A me shku te hoxha? Xheneta dyshon në sehire në banesë, rrëfen përjetimin e frikshëm
02/06/2026 - 15:58

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka zbuluar për ndjekësit e saj në rrjetet sociale blerjen e një veture të re luksoze. Bukuroshja publikoi pamje pranë...

Më shumëDetails

U prish treshi-persheshi? Këto pamje konfirmojnë të vërtetën

‘Nuk flasin’, çka po fsheh ‘treshi përsheshi’ – dalin detajet!
02/06/2026 - 14:50

Pak ditë më parë në shtypin rozë u komentua për një prishje të raportit të treshes së “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodian Mihajt, Elijona Binakajt dhe Londrim...

Më shumëDetails

Amir Rrahmani i propozon martesë të dashurës, ajo thotë “PO”

Amir Rrahmani i propozon martesë të dashurës, ajo thotë “PO”
02/06/2026 - 08:52

Futbollisti Amir Rrahmani, i ka propozuar për martesë partneres së tij, Drita Stublla. Lajmin e bukur e bëri publik vetë modelja përmes një fotografie të unazës së fejesës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dikur e udhëheqte komunën, por sot PDK-së në Gjilan i shkuan në tubimi vetëm rreth 200 persona

    Dikur e udhëheqte komunën, por sot PDK-së në Gjilan i shkuan në tubimi vetëm rreth 200 persona

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Peci emëron u.d. drejtorin e ri të QKMF-së në Mitrovicë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    253 Shpërndaje
    Shpërndaje 101 Tweet 63
  • Dimal Basha jep lajmin e mirë për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë