
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, kanë pritur sot në takim KFOR-in amerikan dhe atë slloven nga LMT-ja, të udhëhequr nga nënkoloneli Eddie Simpson, zv/komandant i Komandës Rajonale – Lindje.
Në takim është diskutuar për projektet aktuale që janë duke u zhvilluar në komunën e Skenderajt, çështje të arsimit, zhvillimit ekonomik, bujqësinë dhe tema të tjera të interesit reciprok.
Edhe siguria ka qenë temë diskutimi, për të cilën u vlerësua e mirë, si nga kryetari ashtu edhe nga KFOR-i.












