
Banorët e fshatit Liqej të Komunës së Vushtrrisë pritet të bëhen me kushte më të mira infrastrukture, raporton gazeta online Veriu.Info.
Kështu bëhet e ditur nga vet kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi i cili ka publikuar pamje nga punimet e asfalimit.
Bashkangjitur me pamje, Idrizi përmes një postimi në Facebook ka uruar qytetarët e Vushtrrisë një fundjavë të mbarë.
Kujtojmë se punimet në Vushtrri janë duke vazhduar në pjesë të ndryshme të qytetit, ku përveç asfaltimit të rrugëve janë duke u shtruar rrjeta të ndryshme kanalizimit.










