Lamine Yamal iu është kundërpërgjigjur tifozëve të Arabisë Saudite pasi Spanja e mposhti këtë kombëtare me rezultat 4-0 në ndeshjen e sotme, të vlefshme për Kupën e Botës.
“Ku është Lamine Yamal”, ishin thirrjet e tifozëve arabë pas barazimit të Spanjës me Cabo Verden, në ndeshjen e parë të grupeve në Kupën e Botës.
Këtë thirrje s’e ka lënë pa përgjigje Yamal. “Jam këtu”, ka thënë ai në një postim në ‘Instagram’, ku ka shpërndarë edhe videon e tifozëve arabë.
Lamine Yamal sot shënoi golin e parë në ndeshjen kundër Arabisë Saudite dhe luajti vetëm 45 minuta.
Yamal dhe Oyarzabal, golashënuesit e Spanjës, u larguan me fillim të pjesës së dytë nga Luis de La Fuente, për t’u kursyer në përballjen me Uruguain. /Insajderi.org/












