Teksa në Kosovë dhe në vendet e tjera të Evropës çmimi i naftës po rritet vazhdimisht, në disa vende arabe, afrikane e amerikano-jugore, çmimet janë “përtokë”.
Çmimin më të lirë të naftës në botë e ka Irani.
Në Iran, një litër naftë kushton 1 cent.
Irani pasohet nga Venezuela, vend në Amerikën e Jugut, që ka çmimin 2 centë, aq sa ka edhe Libia.
Në Siri, çmimi i naftës është 12 centë, ndërsa në Arabinë Saudite është 15 centë.
Algjeria e ka çmimin 18 centë për litër, Angola 29 centë, Egjipti 33 centë, Kuvajti 34 centë, Turkmenistani 35 centë, Bahrejni 39 centë, Azerbajxhani 43 centë, Malajzia 45 centë, Ekuadori 46 centë e Bolivia 50 centë.
Në Rusi, çmimi i naftës është 76 centë.












