Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kur u njoha me të, ishte në burg”, rrëfimi prekës i gruas së Jakup Krasniqit pas dënimit në Hagë

17/09/2026 - 19:33
në Lajme
A A
“Kur u njoha me të, ishte në burg”, rrëfimi prekës i gruas së Jakup Krasniqit pas dënimit në Hagë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, bashkëshortja e Jakup Krasniqit, Sevdije Krasniqi, thotë se familja kishte shpresuar deri në fund për një vendim pafajësie.

“Ne kishim shpresë se do të shpalleshin të gjithë të pafajshëm. Vendimin e kemi pritur në shtëpi. Momenti i vendimit ishte shokues, nuk e prisnim. Kush janë ata 4 persona që po dënohen? Ata janë krerët e UÇK-së. Historia nuk do të helmohet nga asnjë vendim. UÇK-ja ka luftuar për liri. Ky vendim as nuk ndikon dhe as nuk duhet të ndikojë në jetën e Kosovës”, tha ajo në një intervistë me gazetaren e Top Channel Kristi Gongo.

“Ne kërkojmë lirimin e tyre, do të presim Apelin. Besoj se tani do të bazohen në fakte. Tani dihet që ndërmarrja e përbashkët kriminale është udhëheqja e Serbisë bashkë me gjyqtarët e Gjykatës Speciale që dhanë këtë vendim”, u shpreh ajo.

Duke folur për marrëdhënien me Jakup Krasniqin, ajo tregon edhe si u njohën dhe si nisi historia e tyre e dashurisë.

“Ma propozoi një shoqe e ime dhe më tha: ‘Ia vlen ta presësh profesor Jakupin’. Unë e prita dhe, pasi doli, ne u bëmë bashkë. I kam thënë Jakupit që nuk të kam ardhur në burg atëherë, por në Hagë do të të vij çdo muaj…”, tregon ajo.

Për bashkëshorten e tij, më e vështira ka qenë mungesa e Jakup Krasniqit në momentet e rëndësishme familjare.

“E kam përjetuar shumë rëndë kur kemi pasur gëzime në shtëpi, që ai nuk ka mundur t’i përjetojë”, shprehet ajo.

Sevdije Krasniqi tregon se familja e priste kthimin e tij dhe se bashkë kishin bërë plane për jetën pas Hagës.

“Ne e prisnim në shtëpi, kishim bërë plane. Madje, me Jakupin kishim thënë që do të iknim të dy të jetonim në një shtëpi në fshat”, pohoi e shoqja e ish-kreut të UÇk-së.

Ajo tregon se Jakup Krasniqi kishte shprehur dyshime për procesin, duke iu referuar mënyrës së arrestimit të tij.

“Duke parë si rrodhën gjërat, tha: ‘Nuk besoj shumë, sepse është gjykatë raciste’, nga mënyra si na kanë arrestuar, kur vetë ai ka mundur të dorëzohet. Pra, një arrestim si në kohën e ish-Jugosllavisë, madje edhe më rëndë”, tha ajo.

Pas vendimit, familja kërkon që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë ligjore dhe shpreson te Apeli.

“Ne kërkojmë që të përdoren të gjitha mjetet ligjore për zhbërjen e kësaj gjykate. Ne po shpresojmë në Apel. Kjo gjykatë nuk duhet të ketë më të drejtë të merret me luftëtarët tanë. Ne kemi përballuar gjenocid”, u shpreh ajo.

Në fund, Sevdije Krasniqi tregon edhe mesazhin që i përcjell bashkëshortit të saj në këtë periudhë të vështirë.

Unë Jakupit i them të qëndrojë i fortë, ashtu siç ai është”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

Gërvalla e uron O’Brien që u bë Ndihmës i Sekretarit të Shtetit: Mezi presim ta forcojmë partneritetin tonë strategjik
17/09/2026 - 19:20

Për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nuk ka reaguar ende ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla. Për këtë u diskutua sot në Specialen e Klan Kosovës me kryetarin e...

Më shumëDetails

“I love Hashim Thaçi”, Grenell ndan foton e Bleonës pas vendimit të Hagës

“I love Hashim Thaçi”, Grenell ndan foton e Bleonës pas vendimit të Hagës
17/09/2026 - 19:11

Pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagimet nga figura publike kanë vazhduar në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë. Në mesin e reagimeve ka tërhequr vëmendje edhe ai...

Më shumëDetails

BDI reagon pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Ali Ahmeti arrin në zyrat e OVL UÇK-së, pritet nga krerët e organizatës
17/09/2026 - 18:46

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave të partive politike maqedonase lidhur me proceset gjyqësore në Hagë. BDI ka theksuar se Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë...

Më shumëDetails

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim
17/09/2026 - 18:40

Avokati kroat, Luka Mistetic, ka thënë se mbrojtja do ta apelojë aktgjykimin e djeshëm të Trupit Gjykues, meqë janë bërë gabime të rëndësishme në ligj dhe në vlerësimin...

Më shumëDetails

Hashim Thaçi falënderon qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme, bën thirrje për qetësi

Hashim Thaçi sonte jep intervistën e fundit para vendimit të Hagës
17/09/2026 - 18:30

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka çuar një selam popullit pas verdiktit dënues të datës 16 shtator në Hagë. Udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i...

Më shumëDetails

Hoxhaj: Në emër të popullit të Kosovës, në mbrojtje të UÇK-së – bashkë në protestë gjithëpopullore

Hoxhaj: Përulje dhe nderim përgjithmonë për Afrim Bunjakun
17/09/2026 - 18:23

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka shprehur mbështetjen për protestën gjithëpopullore të thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila do...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Si veproi Apeli dhe Supremja në Hagë në rastet e Calit, Gucatit, Haradinajt e Shalës?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Specialja nis procedurën për dëmshpërblimin e viktimave – caktohen afatet

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë