Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

11/07/2026 - 12:56
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me investime serioze, planifikim afatgjatë dhe me mbështetje institucionale bujqësia po merr një drejtim i cili është gjithnjë e më modern dhe më konkurrues.

Këto komente Kurti i bëri në aktivitetin e organizuar në kuadër të fushatës së korrje-shirjeve në Podujevë, ku edhe deklaroi se këtë vit në Kosovë janë mbjellë mbi 75 mijë hektarë me drithëra të bardha, prej të cilëve afër 72 mijë hektarë me grurë.

“Është model që dëshmon se me investime serioze, planifikim afatgjatë dhe me mbështetje institucionale bujqësia jonë po merr një drejtim i cili është gjithnjë e më modern dhe më konkurrues. Sivjet në Republikën e Kosovës janë mbjellur gjithsej mbi 75 mijë hektarë me drithëra të bardha, prej të cilëve afër 72 mijë hektarë janë me grurë. Bazuar në gjendjen në terren dhe kushtet klimatike presim rendimente mesatare prej katër deri në pesë ton për hektarë, ndërsa procesi i korrjes pritet të përfundojë deri në fund të korrikut ose nëse do të ketë reshje mund të shkojë edhe në javën e parë të gushtit në vise të caktuara të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, duke folur për rezultatet e vitit të kaluar Kurti, tha se janë korrur mbi 78 mijë hektarë e që është arritur rendimenti mesatar prej 4.8 ton për hektar dhe janë prodhuar afër 380 mijë tonë grurë.

“Rezultatet e vitit të kaluar na japin besim. Vitin e kaluar janë korrur mbi 78 mijë hektarë është arritur rendimenti mesatar prej 4.8 ton për hektar dhe janë prodhuar afër 380 mijë tonë grurë. Këto rezultate dëshmojnë potencialin e madh të bujqësisë sonë por edhe punën e palodhur të fermerëve tonë. Këto rezultate nuk ndodhin rasisht. Ato janë rezultat i përkushtimit të fermerëve dhe politikave që atyre u japin siguri për të investuar. Pikërisht për këtë arsye këtë vit flasim për një sezon të mirë dhe flasim për një model të ri të mbështetjes së fermerëve. Në udhëzimin administrativ për pagesa direkte 2026 kemi ndërtaur një sitem modern të drejtë dhe stimulues i cili nuk mbështet vetëm sipërfaqen e mbjellë por edhe prodhimin, cilësinë, fermerët e rinj, fermat e vogla dhe praktikat e qëndrueshme të prodhimit”, ka shtuar Kurti.

Kryeministri në detyrë Kurti, foli edhe për mbështetjen për fermerë për këtë vit.

“Paketa e subvencioneve për vitin 2026 sjellë rritje të konsiderueshme sjellë mbështetje edhe për sektor të tjerë strategjik. Kësisoj për sektorin e perimeve e kemi rritur mbështetjen me 30% duke e quar subvencionin në 1054 euro për hektar për sipërfaqe të mbjella me perime në fushë të hapur apo në sera. Me 30% është rritur mbështetje ehde për sipërfaqet e mbjella me pemë, mbështetje është rritur me 20% për grurin me rendiment të lartë, për mjedrat, patatet, fasulet, mëshqerrat për riprodhim dhe viçat pë majmëri. Për vreshtat kemi rritur mbështetjen prej 10%, ndërkaq vazhdon subvencioni prej 7 centës për çdo litër qumësht të dorëzuar”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, paralajmëroi se prodhimi i grurit mund të arrijë për herë të parë rreth 400 mijë tonë, ndërsa rreth 23 mijë fermerë pritet të përfitojnë nga skema e subvencioneve për këtë kulturë.

“Sivjet të gjitha shenjat janë që do të kemi një rendiment rekord në Kosovë. Është momenti kur do e korrim ehde mundin e fermerëve tonë por edhe të përpjekjeve tona të përbashkëta. Ne na thojën projeksionet që do të kemi dikund rreth 400 mijë ton grurë këtë vit që do të jetë për herë të parë që Republika e Kosovës i prek 400 mijë ton dhe është dikund rreth 50 mijë tonë më shuëm sesa një vitin 2021. Po ashtu është e rëndësishme të potencohet se këtë vit do të jenë dikund rreth 23 mijë fermerë që përfitojnë nga skema e grurit dhe pagesat e tyre për hektar do të sillen mes 460 deri në 600 euro për hektar”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Ushtarët amerikanë patrollojnë përgjatë kufijve të Kosovës

Ushtarët amerikanë patrollojnë përgjatë kufijve të Kosovës
11/07/2026 - 12:59

Ushtarët amerikanë kanëpatrollojnë  patrulluar përgjatë kufijve të Kosovës. KFOR-i në njoftim bën të ditur se këto patrulla ndihmojnë në ruajtjen e ndërgjegjësimit të situatës, mbështetjen e stabilitetit dhe...

Më shumëDetails

Mbi dy orë diskutime me Abdixhikun dhe Osmanin: “Ndërmarrje e madhe dhe e gjerë”, çfarë paralajmëroi Kurti?

Mbi dy orë diskutime me Abdixhikun dhe Osmanin: “Ndërmarrje e madhe dhe e gjerë”, çfarë paralajmëroi Kurti?
11/07/2026 - 12:39

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, janë takuar me dy liderët e partive ish-opozitare, Bedri Hamzën dhe Lumir...

Më shumëDetails

Me këto çmime do të shiten sot karburantet në Kosovë

Berjani tregon çmimet e derivateve sot në Kosovë, thotë se janë më të lirat në regjion
11/07/2026 - 12:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë për ditën e sotme. Sipas njoftimit...

Më shumëDetails

Kurti u prek me refuzimin e AAK-së për takim, Avni Arifi: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti u prek me refuzimin e AAK-së për takim, Avni Arifi: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim
11/07/2026 - 12:09

Kandidati për deputet i AAK-së, Avni Arifi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit s’e ka pritur mirë faktin që AAK ka refuzuar ftesën për...

Më shumëDetails

Kurti nis ditën në Podujevë, përcjell nga afër korrje-shirjet

Kurti nis ditën në Podujevë, përcjell nga afër korrje-shirjet
11/07/2026 - 12:05

Kreu i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot në mëngjes ka qëndruar në qytetin e Podujevës ku edhe ka përcjellë nga afër korrje-shirjet në këtë pjesë...

Më shumëDetails

Tri pozitat kryesore, Kelmendi: Kurtit i takon të zgjedhë i pari cilën e do, të tjerat t’ua lë partive tjera

Tri pozitat kryesore, Kelmendi: Kurtit i takon të zgjedhë i pari cilën e do, të tjerat t’ua lë partive tjera
11/07/2026 - 11:37

Adriatik Kelmendi ka thënë se mesazhi që rrjedh nga rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit është ky: qytetarët kanë votuar për balancim të pushteteve. Kësisoj, publicisti Kelmendi propozoi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku flet pas takimit, tregon se për çka u dakorduan

    Abdixhiku flet pas takimit, tregon se për çka u dakorduan

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Fotot vulosin gjithçka, vjen zhvillim i (pa)pritur nga treshja e BBVK 4

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Fluturimi i WizzAir – Evropa ishte fjalë për fjalë dy sekonda larg një tragjedie të paparë

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Me paratë e shqiptarëve, Shefqet Kastrati blen hotel luksoz 55 milionë dollarë në Miami

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Tragjedia në Gllogjan: Halil Mehmetaj akuzohet se i shtyu djemtë drejt vrasjes

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë