Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha sot se VV do të mbajë një mbledhje të brendshme.
Për marrëveshjen e arritur dje me LDK-në për çështjen e presidentit, Kurti tha se shpreson që gjithçka të shkojë mbarë e mirë.
“E kemi edhe një mbledhje të brendshme edhe gjithçka shpresojmë të shkojë mbarë e mirë sepse po mundohemi për të mirë e po punojmë mbarë. Shkolla “Ilir Konushevci” sapo u përurua, ky është lajmi sot”, tha Kurti.












