Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti e Osmani duken sikur i kanë rregulluar pak raportet pas një vargu të gjatë mosmarrëveshjesh

18/02/2025 - 12:47
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti e Osmani duken sikur i kanë rregulluar pak raportet pas një vargu të gjatë mosmarrëveshjesh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Moskoordinimi dhe mosmarrëveshjet pothuajse të vazhdueshme ndërmjet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, duket se u kishin dhënë fund marrëdhënieve të mira ndërmjet tyre. Kryeministri dhe presidentja, megjithatë, këto ditë sikur dëshmuan një afrim të sërishëm ndërmjet tyre.

Marrëdhëniet e ftohta prej disa kohësh ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani duket se janë përmirësuar. Këtë e tregojnë në një masë edhe komunikimi dhe afërsia në paraqitjet e fundit të tyre.

Ata të dy ishin në Mynih të Gjermanisë në fundjavë për Konferencën e Sigurisë dhe pas fjalimit të zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, u raportua se ata e shmangën njëri-tjetrin.

Si për ta demantuar çfarëdo hipoteze që mund të ngritej mbi disa pamje të publikuara, atë natë, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, publikoi një fotografi me dy krerët e shtetit.

“Kosova në Konferencën e Sigurisë në Mynih 🇽🇰“, shkroi shkur në postimin e bërë në Facebook.

Bashkë ishin gjatë gjithë ditës të hënën, në aktivitetet për 17-vjetorin e pavarësisë së vendit.

Para se të nisin për homazhe në Prekaz, Osmani e Kurti folën edhe për të pirë kafe ndërkohë.

“Po shkojmë pak më herët. A po vini ju?… Edhe me fishekzjarre pimë kafe, pse? Çka na bëjnë?”, dëgjohet teksa thotë ajo në një moment të cilin e ka kapur T7.

Ata qëndruan bashkë në një tavolinë edhe në mbrëmje, me rastin e pritjes shtetërore për 17-vjetorin e pavarësisë.

Tandemi Kurti–Osmani duket se ishte prishur. Sidomos vitin e kaluar, kishte një kronologji të mosmarrëveshjeve ndërmjet kryeministrit dhe presidentes – nga çështja e përfaqësimit të vendit në samitet e forumet e ndërkombëtare, konfrontimi i drejtpërdrejtë, e deri te mungesa totale e komunikimit.

Gazeta Express merrte vesh se fërkimet e para ndërmjet tyre kishin nisur për çështjen e përfaqësimit të vendit në samitet e forumet e ndryshme ndërkombëtare.

Shkëndija e parë e prishjes së marrëdhënieve ishte në vitin 2022. Zyra e Kryeministrit njoftonte më 18 shkurt të atij viti se shefi i Qeverisë, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla do të udhëtonin atë ditë për në Mynih, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë. Po atë ditë, Presidenca njoftonte më pas se shefja e shtetit, Vjosa Osmani kishte udhëtuar për në të njëjtin destinacion dhe me të njëjtin qëllim, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë. Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit nuk përmendej presidentja dhe në njoftimin e Zyrës së Presidentes nuk përmendej kryeministri.

Ata, siç kishte marrë vesh Express, kishin pasur një konfrontim të drejtpërdrejtë më pas: Osmani ishte ndjerë e përjashtuar nga një takim i Kurtit me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Dështimi për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës në maj të vitit të kaluar kishte shpërfaqur një tjetër mosmarrëveshje ndërmjet Kurtit dhe Osmanit dhe mungesë totale të komunikimit ndërmjet Qeverisë dhe Presidencës.

Qeveria e kishte dërguar një letër në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në prag të mbledhjes së Komitetit të Ministrave, në një përpjekje të fundit për t’i bindur ministrat e shteteve anëtare të kësaj organizate për ta futur Kosovën në agjendën e takimit të tyre, duke premtuar përgatitjen e një draft-statuti të Asociacionit të komunave me shumicë serbe që thoshte se do t’i dorëzohej Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të atij muaji. Kështu, Ekzekutivi shpresonte që pas këtyre “hapave konkretë dhe të prekshëm”, Komiteti i Ministrave do të vendoste përfundimisht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, gjë që nuk ndodhi.

Shefja e shtetit kishte dalë kundër kësaj letre që mbante nënshkrimin e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila tash e drejton Guxo-n, partinë, kryetare e së cilës ishte Vjosa Osmani deri në prill të vitit 2021. Këshilltari i saj, Bekim Kupina, pati thënë se presidenten nuk e kishin konsultuar për këtë.

Osmani do ta quante “qesharake” një deklaratë të kryeparlamentarit Glauk Konjufca i cili përpiqej ta natyralizonte këtë mungesë komunikimi duke e quajur atë të paqëllimtë.

Ajo letër, sipas Osmanit e kishte ndryshuar “në tërësi” qëndrimin e mbajtur nga Kosova deri atë ditë për çështjen e Asociacionit.

Ishte bërë një kohë që presidentja nuk po i qëndronte gjithherë në krah kryeministrit. Ajo vetë në një rast kishte konfirmuar se kishin qëndrime të kundërta, ndër tjerash, për çështjen e marrëdhënieve me shtetet aleate.

Gabriel Escobar, i cili kishte i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, kishte treguar publikisht se në Washington kanë “problem komunikimi me kryeministrin”, dhe thoshte se “ky nuk është problem vetëm i Shteteve të Bashkuara”, ndërsa në mars të vitit të kaluar, ai e ‘shpalli’ presidenten garantuese të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

JU REKOMANDOJMË

Osmani afrohet me LDK-në, pajtohet me qëndrimin e partisë për çështjen e presidentit? Reagon ish-këshilltarja e saj

Osmani afrohet me LDK-në, pajtohet me qëndrimin e partisë për çështjen e presidentit? Reagon ish-këshilltarja e saj
25/04/2026 - 17:36

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është drejtuar kreut të VV-së, Albin Kurti, edhe përmes një postimi në “Facebook”. Abdixhiku ka thënë se ka zgjedhur këtë mënyrë për...

Më shumëDetails

PDK dhe LDK e quajtën lojë propozimin e ri të VV-së për president, Mihali reagon në stilin e Kurtit: Le të na provojnë

PDK dhe LDK e quajtën lojë propozimin e ri të VV-së për president, Mihali reagon në stilin e Kurtit: Le të na provojnë
25/04/2026 - 17:31

Komisarja e VV-së, Dejona Mihali, ka reaguar pasi PDK-ja dhe LDK-ja nuk e morën seriozisht propozimin e ri të VV-së. Ajo ka bërë me dije se pretendimet e...

Më shumëDetails

Turqia mund të përfshihet në Ngushticën e Hormuzit, ministri Hakan Fidan zbulon detaje

Turqia mund të përfshihet në Ngushticën e Hormuzit, ministri Hakan Fidan zbulon detaje
25/04/2026 - 17:08

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka deklaruar se Turqia mund të shqyrtojë pjesëmarrjen në operacionet e çminimit në Ngushticën e Hormuzit pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje...

Më shumëDetails

Nëse opozita e propozon Vjosa Osmanin një nga emrat, a e mbështet VV? Kështu përgjigjet Nagavci

Nëse opozita e propozon Vjosa Osmanin një nga emrat, a e mbështet VV? Kështu përgjigjet Nagavci
25/04/2026 - 16:59

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, u pyet rreth mundësisë së propozimit të ish-presidentes Vjosa Osmani si kandidate për presidente nga partitë opozitare. Në përgjigje,...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani në takim me Lumir Abdixhikun?

Vjosa Osmani në takim me Lumir Abdixhikun?
25/04/2026 - 16:41

Presidentja Vjosa Osmani pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një moment të ndjeshëm politik në vend, mëson Indeksonline. Ky takim vjen pas...

Më shumëDetails

Abdixhiku: Kryeministër mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të

Abdixhiku: Kryeministër mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të
25/04/2026 - 16:37

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një statusi në Facebook i ka reaguar kryeministrit Kurti pas thirrjes së këtij té fundit që opozita t’i propozojë 3 kandidatë për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia deklarohet për incidentin në Veternik, ku pati gjuajtje me armë pranë autosallon Alberti

    Policia deklarohet për incidentin në Veternik, ku pati gjuajtje me armë pranë autosallon Alberti

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Policia prej mbrëmë pranë autosallon Alberti, dyshohet për gjuajtje me armë (Foto)

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Vazhdon skandali: Dallavere me import të kafshëve nga Nreca, Meli, Reisa, Luka … – AUV i procedon për gjykatë 8 kompani (Dokumente)

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Gjykimi i “bossave” të bastoreve e kazinove në Kosovë për shpërlarje parash e shmangie nga tatimi – Eksperti financiar: Qarkullimi i raportuar nga lojërat e fatit jo real

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë