Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti, gazetës holandeze: Kam folur serbisht më shumë se krejt paraardhësit e mi – s’di çka të bëj më shumë për serbët

26/01/2024 - 15:28
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti kujton sulmin e dytë të policisë serbe mbi familjen Jashari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për gazetën holandeze “Trouw”, ka thënë se Bashkimi Evropian për Kosovën është projekti më i rëndësishëm politik dhe procesi historik i lirisë dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai tha se nuk mendon se brezi ynë, dhe ndoshta brezi tjetër, mund të dalë me një model më të mirë.

“BE-ja duhet të mbrohet dhe ne duam të kontribuojmë në këtë”, ka thënë Kurti në këtë intervistë.

Duke u ndalur te Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Kurti tha se ndonëse serbët përbëjnë vetëm katër për qind të popullsisë së Kosovës, gjuha e tyre është gjuhë zyrtare në mbarë Kosovën dhe në çdo nivel të qeverisjes.

Ata tha po ashtu se serbët kanë edhe dhjetë vende të rezervuara në parlament, teksa theksoi se ata nuk po i shfrytëzojnë mundësitë që kanë.

“Në vend të kësaj, ata duan një Asociacion të komunave me pushtet ekzekutiv. Ky pushtet më pas duhet t’u hiqet bashkive ose qeverisë kombëtare. Kjo nuk është e mundur sipas Kushtetutës. Dhe ata gjithashtu duan që ai asociacion të ketë një kryetar. Unë dua të ndihmoj komunat, por jo duke formuar një Republika Sërpska të re”.

Kurti tha se është kryeministri i Kosovës që ka folur serbisht “më shumë se të gjithë paraardhësit e mi së bashku”.

“Komunat me shumicë serbe marrin 62 për qind më shumë buxhet për banorë se të tjerat. Nuk di çfarë të bëj tjetër. Nuk ka kryeministër që flet dhe konsultohet me serbët sa unë. Por pjesa dërrmuese e këtyre takimeve zhvillohen në fshehtësi, me kërkesë të tyre. Sepse përndryshe Beogradi do t’i sulmonte menjëherë. Më vjen keq dhe kërkoj falje që ende nuk jam në gjendje t’i mbroj të gjithë serbët e Kosovës nga ngacmimet nga Beogradi”, përfundoi kryeministri Albin Kurti.

Duke folur për problemet me të cilat po përballet vendi drejt anëtarësimit në BE, kryeministri përmendi rastin e sulmit terrorist të shtatorit të kaluar në Banjskë.

Ai tha se prapa atij sulmi qëndron shteti serb.

“Pas atyre sulmeve kriminale, ne sekuestruam më shumë se 5 milionë euro pajisje të rënda ushtarake dhe municione. Sigurisht, është e pamundur që qytetarët e thjeshtë të mbajnë përgjegjësi për këtë. Ky ishte shteti i Serbisë, duke përdorur një grup paraushtarak të udhëhequr nga një kriminel. (Milan) Radoiçiqin e njohim prej kohësh këtu, ai ndër të tjera është i përfshirë në kërcënime, kontrabandë dhe zhvatje. Organizatat kriminale përdorin pozicionin politik të Serbisë si mbulesë për krimet e tyre”.

“Në qershor ne paralajmëruam partnerët tanë perëndimorë se diçka po përgatitej. Në fund të atij muaji ne caktuam dy organizata si terroriste. Ne u kritikuam për këtë, por në shtator doli se anëtarët e atyre grupeve ishin pjesë e paraushtarakëve në Banjska”, u shpreh mes tjerash Kurti, raporton Klankosova.tv.

I pyetur nëse Serbia do të hynte në një luftë për pushtimin e Kosovës, kryeministri tha se sikur forcat e NATO-s nuk do të ishin këtu, “jam i sigurt se Serbia ndoshta edhe do të do të përpiqej të pushtonte përsëri”.

“Duke ushqyer lidhjet e saj të forta me Rusinë, Serbia beson se mund të shpëtojë nga plagosja e ushtarëve të KFOR-it dhe policisë së Kosovës. Ashtu si Rusia, edhe Serbia e urren NATO-n. Në sytë e Kremlinit, Kosova nuk është gjë tjetër veçse një projekt i NATO-s, ndërsa unë e shoh si sukses të luftës së një populli për liri”.

“Kremlini nuk sheh njerëz, ai sheh vetëm liderë dhe territor. Nëse NATO nuk do të ishte këtu, jam i sigurt se Serbia do të përpiqej të pushtonte përsëri. Policia ushtarake serbe ka 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, prej të cilave 28 përfshijnë ushtarë. Prej aty nganjëherë hyjnë për pak kohë në vendin tonë”.

“Ajo që më bën optimist për të ardhmen është se në rajonin tonë nuk ekziston më ai lloj nacionalizmi mes njerëzve në rajonin tonë që nxit makinën e luftës së diktatorëve. Ata tashmë preferojnë të vetmen gjë që u ka mbetur, që janë bandat kriminale. Tridhjetë vjet më parë, figura si Radoiçiqi do t’u kishin shpërndarë kallashnikovët qytetarëve të thjeshtë. Ata nuk janë më të interesuar për këtë, dhe kjo zvogëlon fuqinë e këtyre lloj kriminelësh”, deklaroi kreu i ekzekutivit kosovar në këtë intervistë.

Sipas Kurtit, zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë është modeli i dy Gjermanive i vitit 1972.

“Ne arritëm një marrëveshje nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian në shkurt, por problemi është zbatimi. Serbia refuzon të nënshkruajë dhe ka shkelur të paktën tetë nga njëmbëdhjetë nenet. Pa një nënshkrim ju tregoni se keni rezervat tuaja. Mendoj se duhet t’i përmbahemi modelit të vitit 1972 për Gjermaninë Perëndimore dhe Lindore: jeto dhe lër të jetojnë, me njohje de facto reciproke”.

“Ajo që nevojitet është një lider i guximshëm demokrat në Beograd, i cili distancohet nga Millosheviqi dhe Putini. Deri atëherë, kam frikë se nuk mund të ketë normalizim”, potencoi ai.

Kurti tha se Kosova nuk bën propagandë, për dallim nga Serbia. Sipas tij, “shpesh nuk mund ta dëgjosh më të vërtetën e Kosovës përmes gënjeshtrave të Serbisë”.

“Serbia, si shtet më i madh, ka burime të mëdha për propagandë, të cilat ne nuk i kemi. Shpesh nuk mund ta dëgjosh më të vërtetën e Kosovës përmes gënjeshtrave të Serbisë. Ne nuk bëjmë propagandë”.

Ai tha se në BE janë dy lloje diplomatësh në BE që janë dominues në përcaktimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“I pari është i ndrojtur, i frikësuar se Serbia mund ta tërheqë Rusinë në një raund tjetër të luftërave ballkanike. Dhe kjo është arsyeja pse ai preferon kënaqësinë ndaj përballjes. Dhe lloji i dytë mendon, duhet të them, në mënyrë utopike. Ai beson se Serbia mund të futet në kampin perëndimor me presidentin Vuçiq. Pa demokratizim ky është një mision i pamundur”, deklaroi kryeministri.

Ai tha po ashtu se serbët e Kosovës në pjesën veriore, të cilët nuk e kanë paguar rrymën që nga pavarësia, tashmë do ta bëjnë këtë./Klan Kosova/

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë