Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në një organizim bashkë me kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Në pamje të publikuara në media, ndonëse përmbajtja e bisedës nuk merret vesh, Kurti e Konjufca shihen në disponim shumë të mirë, madje kryekuvendari Konjufca dëgjohet teksa qesh me të madhe.
Megjithatë ministri brendshëm Xhelal Sveçla nuk shihet edhe aq shumë i argëtuar.












