Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti kërkon hapjen e arkivave nga Serbia – rithekson zotimin e qeverisë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

29/08/2024 - 12:44
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti kërkon hapjen e arkivave nga Serbia – rithekson zotimin e qeverisë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar hapjen e arkivave nga shteti serb për të gjitha krimet e kryera në Kosovë. Këtë kërkesë, i pari i qeverisë e ripërsëriti në tryezën në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, të mbajtur sot.

Tutje, kryeministri bëri të ditur se këtë javë, pas shumë përpjekjeve e angazhimeve, kanë filluar përgatitjet për gërmimet në lokacionin në Kozhle mes Novi Pazarit dhe Tutinit në Serbi.

“Sivjet janë bërë 25 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, me epilog çlirimin e vendit dhe popullit tonë nga Serbia pushtuese. Gjatë viteve 98-99, forcat policore të Serbisë të urdhëruara nga shteti i Serbisë, kryen qindra masakra dhe mijëra zhdukje me dhunë mbi shqiptarët e Kosovës në kuadër të projektit gjenocidal për shfarosjen e popullit tonë. “Nuk ka kufomë, nuk ka krim”, ishte strategjia e shtetit të Serbisë për fshehjen e krimeve të kryera mbi shqiptarët në Kosovës. Kjo strategji vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarët politikë të Millosheviqit në Beograd. Këtë javë, pas shumë përpjekjeve e angazhimeve nga komisioni ynë qeveritar, kanë filluar përgatitjet për gërmimet në lokacionin në Kozhle mes Novi Pazarit dhe Tutinit në Serbi, e shpresojmë që kjo nuk është një përpjekje e re nga shteti serb për të evituar nga agjenda e gërmimeve lokacionet e tjera të shënjuara nëpër Serbi. Deri më tani, shteti serb s’ka ndarë të dhënat nga arkivat e tyre për këtë lokacion.

Andaj ne edhe sot e përsërisim kërkesën tonë për hapjen e arkivave në Serbi. Në bazë të marrëveshjes së arritur më 2 maj të vitit 2023 në Bruksel, tashmë kemi dërguar disa kërkesa zyrtare për hapjen e arkivës së brigadës 37 të motorizuar të ushtrisë jugosllave përgjegjëse për shumë masakra në Kosovë, sidomos në rajonin e Drenicës. Sot, sikur çdo ditë tjetër, si qeveri ritheksojmë zotimin tonë për të mos reshtur se kërkuari drejtësi për krimet e luftës dhe të vërtetën për 1595 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës”, u shpreh Kurti.

Ndër tjera, i pari i qeverisë tha se kriminelët serbë duhet të përballen me drejtësinë dhe se Kosova nuk do të ndalet derisa të zbardhet fati dhe vendndodhja e të zhdukurve.

“Me angazhimin tonë po vazhdojmë punën duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të zhdukurve. Kemi ngritur drejtorinë e hetimit të krimeve të luftës me 41 hetuesë. Kemi nevojë për drejtësi që ekzekutorët të vendosen prapa grilave. Për këtë, na nevojitet mbështetja ndërkombëtare dhe mobilizimi kombëtar. Kriminelët serbë duhet të përballen me drejtësinë, sepse këto s’harrohen e nuk falen. Kosova tashëm është e anëtarësuar në Komisionin Ndërkombëtar për personat e zhdukur. Kapacitetet tona, institucionet profesionale gjithnjë e kudo janë në shërbim të paqes dhe ballafaqimit me të kaluarën. Qeveria është e përkushtuar në trajtimin e çdo informate që kontribuon në zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur. Familjet e të zhdukurve i kemi lart edhe mes prioriteteve e në përkujdesjen e qeverisë. Duke nderuar sakrificën që na mundësoi të gëzojmë lirinë dhe shtetin, ne po ecim përpara në rrugën e drejtësisë dhe barazisë. Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, nderojmë të gjithë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës. Kosova nuk do të ndalet derisa të zbardhet, derisa të dihet fati i tyre dhe vendndodhja e tyre, përmes ndriçimit të së vërtetës mund të arrihet paqja e qëndrueshme në rajon”, tha Kurti.

JU REKOMANDOJMË

“Do të jemi në Kuvend çdo 48 orë” – PDK ‘barrikadon’ nesër parlamentin

Haxholli nga KDI: Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
13/08/2026 - 23:06

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se mbyllja e dyerve të Kuvendit rikthen pamje të errëta për Republikën e Kosovës. Në emisionin “Jehona Politike”...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për Skender Llugiqin, i cili dyshohet për kanosje ndaj Ramush Haradinajt

Specialja njofton për çfarë po intervistohet Ridvan Muharremi
13/08/2026 - 22:19

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Skender Llugiqit, i cili dyshohet se gjatë vizitës në Kuvendin e Kosovës ka kërcënuar...

Më shumëDetails

Abdixhiku me adresim të ri: Askush s’ka më arsye dhe të drejtë të vonojë krijimin e institucioneve

Abdixhiku nënshkruan koalicionin e parë parazgjedhor, bëhet bashkë me Zef Morinën
13/08/2026 - 21:58

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një adresim lidhur me situatën politike në vend, duke bërë të ditur se LDK-ja do të vazhdojë të...

Më shumëDetails

Hoxhaj nga Shkupi: Kush mendon se Marrëveshja e Ohrit mund të rishkruhet, e ka gabim

Hoxhaj për deklaratën e Kurtit rreth Listës Serbe: Kur i duhen votat e paraqet si çështje neutrale
13/08/2026 - 21:47

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë sot në Shkup në shënimin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Hoxhaj ishte pjesë e panelit...

Më shumëDetails

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse nuk ka hile

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse nuk ka hile
13/08/2026 - 20:39

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi duke komentuar situatën e fundit politike pas tërheqjes nga LDK-ja për presidentin, duke theksuar se kjo nëse nuk ka ndonjë hile, kjo ofertë...

Më shumëDetails

Pozicioni i ri i LDK, Mustafa VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve

Pozicioni i ri i LDK, Mustafa VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve
13/08/2026 - 20:31

Besian Mustafa, deputet i LDK-së, ka shkruar për pozicionimin e partisë.LDK u largua nga të gjitha kërkesat, duke thënë se do të qëndrojë në opozitë. Mustafa ka kërkuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ish-ushtari i UÇK’së thotë se Llugiqi që kërkoi pushkatimin e Haradinajt përmendet nga ish-polici serb si “bashkëpunëtor i Serbisë”

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Afro 40 mijë euro para të gatshme, çka u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për spiunazh?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Pas 26 vitesh në polici, dhëndrri i Hashim Thaçit largohet nga puna: Do ta mbaj kokën lart

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë