Kryeministri i vendit Albin Kurti ka komentuar listën e nënshkrimeve të LDK-së që kryetari Abdixhikut prezantoi mbrëmë para mediave.
Kurti tha se atë letër me nënshkrime Kurti duhet t’ia dorëzojë atij ose shefes së grupit parlamentar e jo gazetarëve, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Presidenti nuk votohet në shoqatë të gazetarëve por në Kuvend të Kosovës” – tha Kurti.
Kurti madje tha se ajo listë me nënshkrime nuk dihet për cilin kandidat është pasi nuk kishte fare emër, madje edhe datën e kishte 25 prill./Veriu.info/














