Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Kosova cak i sul’meve hibride

12/11/2024 - 12:18
në Lajme
A A
Kurti: Kosova cak i sul’meve hibride
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalës së tij në seancën solemne të Sesionit të 36-të të Asamblesë Rajonale të Evropës, të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, tha se Kosova është një vend ku mund të gjenden vlerat rrënjësore që i ndajnë me botën e frankofonisë.Ai tha se përkundër dëshirës për tu avancuar nga anëtare e asociuar në anëtare të plotë të Organizatës Botërore të Frankofonisë, Kosova nuk ka mundur të përmbushë të gjitha detyrat e nevojshme për të fituar këtë status.

“Është e kuptueshme që jo gjithçka varet nga vendimet e Kosovës duke pasur parasysh që duhet të ketë edhe disa vlerësime politike që lidhen me kriteret e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në këtë drejtim të gjithë i dimë veçoritë historike e të sigurisë mbi sfidat që prekin të gjithë rajonin përkundër gatishmërisë së dëshmuar të Kosovës për kontribuuar në të gjitha aspektet e bashkëpunimit rajonal”, tha kryeministri.Kreu qeveritar tha se në luftën aktuale hibride globale në të cilën po jetojmë nuk mund të ketë demokraci të mirëfilltë, prosperitet për të gjithë e bashkëpunim të duhur pa trajtuar në mënyrë efektive manipulimin e informacionit dhe sulmet kibernetike. “Dhe këtu do të mësoni se nuk bën përjashtim as Kosova si cak i sulmeve të tilla”, tha kryeqeveritari, përballë delegacionit frankofon që zunë ulëset e deputetëve të Kuvendit.

Kreu qeveritar atyre u përmendi faktin se ndonëse Kosova ka rreth 93 për qind popullsi shqiptare megjithatë jetëson një shkallë të lartë respekti për shumë gjuhësinë dhe multikulturalizmin derisa përmendi se nga 120 ulët parlamentare, 20 janë të rezervuara për pakicat etnike.“Mund të tingëllojë e çuditshme të dëgjoni se sot jemi vetëm një çerek shekulli nga çlirimi i Kosovës e më pak se 17 nga pavarësia e vendit tonë. Duke iu drejtuar këtu ku shumica prej nesh ende ka një kujtim të freskët të viteve të errëta të fundshekullit të 20 dëshiroj të theksoj se demokracia, të drejtat themelore të njeriut dhe paqja nga të cilat të gjithë ishim të privuar atë kohë kanë sot një kuptim shumë të çmuar për ne. Ndër këto vlera fondamentale më lejoni të nënvizoj që edhe pse popullsia e Kosovës është rreth 93 për qind shqiptare vendi ynë jetëson një shkallë të lartë respekti për shumë gjuhësinë dhe multikulturalizmin që është e ngërthyer në kushtetutën tonë dhe vërehet në çdo ligj shtetëror, ndërkaq 20 nga 120 ulëse në Kuvend janë të rezervuara për pakicat etnike”, shpjegoi ai.

Kryeministri ka treguar se Kosova synon që prapë pas dy vjetësh të aplikojë për marrjen e statusit të anëtarit me të drejta të plota të organizatës frankofone.“Prandaj në pritje të samitit të ardhëm të vitit 2026 kur Kosova synon të aplikojë sërish për marrjen e statusit të anëtarit me të drejta të plota, qeveria jonë e komunat duhet të fillojnë të punojnë së bashku për të gjetur një mënyrë për të adresuar rënien e orëve të mësimit të gjuhës frënge në mbarë vendin”, tha Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Janjiq: Lista e Studentëve do ta pranonte realitetin në Kosovë

Dushan Janjiq: Në veri të Kosovës ka persona të trajnuar nga Wagner, të lidhur me Palestinën dhe Rusinë
24/10/2026 - 21:22

“E mira e këtyre zgjedhjeve është se Kosova nuk është tema kyçe. Ndoshta është e çuditshme. Është vërtet mirë se Kosova nuk është temë. Vetëm në manipulimin e...

Më shumëDetails

Rikthehet Asociacioni, kërkohej si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tani përmendet për statusin e vendit kandidat në BE

Rikthehet Asociacioni, kërkohej si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tani përmendet për statusin e vendit kandidat në BE
24/10/2026 - 20:56

Foto: Kryeministri Albin Kurti duke dorëzuar aplikimin për statusin e vendit kandidat 15 dhjetor 2022 Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, në një intervistë për EO, ka folur...

Më shumëDetails

Merz: Rusia po përpiqet të destabilizojë Gjermaninë

Merz: Rusia po përpiqet të destabilizojë Gjermaninë
24/10/2026 - 20:21

Kancelari gjerman Friedrich Merz akuzoi të shtunën Rusinë se po përpiqet të destabilizojë Gjermaninë, duke paralajmëruar se Moska përbën një kërcënim në rritje për sigurinë evropiane. “Po përballemi...

Më shumëDetails

Një ditë para zgjedhjeve në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni numrin 17, Koalicionin Shqiptar

Një ditë para zgjedhjeve në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni numrin 17, Koalicionin Shqiptar
24/10/2026 - 19:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja që nesër të dalin masivisht në zgjedhje...

Më shumëDetails

Kujdes shoferë, Sllovenia vendos radarë të rinj në autostrada, gjobat marramendëse

Kujdes shoferë, Sllovenia vendos radarë të rinj në autostrada, gjobat marramendëse
24/10/2026 - 19:43

Sistemi i ri i kamerave është vendosur në katër segmente të autostradave dhe llogarit shpejtësinë mesatare të automjeteve, duke mos lejuar shmangien e kontrollit përmes ngadalësimit vetëm pranë...

Më shumëDetails

Nëntë të dyshuarit për mashtrim përmes call center-ave iu caktohet një muaj paraburgim

Nëntë të dyshuarit për mashtrim përmes call center-ave iu caktohet një muaj paraburgim
24/10/2026 - 19:14

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për mashtrim dhe mashtrim kompjuterik, të cilët dyshohet se kanë vepruar përmes qendrave të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Si e komentoni kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend?”, Kurti: Urime…

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Arlind Qorri në gjendje të rëndë flet për Veriu.info pas sulmit që i bëri policia (VIDEO)

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë